Pagine

Qeveria vazhdon ndotjen kancerogjene

Qeveria vazhdon ndotjen kancerogjeneKëshilli i protestave “Stop ndotjes kancerogjene” reagon ashpër lidhur me vazhdimin e afatit për ndotësit e mëdhej nga ana e Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Qeverisë.


Ky vazhdim nuk është asgjë tjetër përveç se tallje dhe moskujdes për shëndetin e qindra mijëra qytetarëve që i janë të ekspozuar ndotjes kancerogjene.


Dëshirojmë të rikujtojmë opinionin se për përmbushjen e standarteve ekologjike këto ndotës kanë pasur një afat gati 10-vjeçar. Andaj, vazhdimi i afatit për 2 vjet nuk është asgjë tjetër vetëm se blerje kohe dhe një mundësi për këto kapacitete industriale të punojnë derisa të kenë fitime maramendëse.


Për këtë shkak, ne si Këshill kemi disa pyetje për kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, z.Nikolla Gruevski dhe për ministrin e Ambientit Jetësor, z. Abdulaqim Ademi:


1. Pse nuk u janë shqiptuar gjoba këtyre kompanive për mospërmbushje të standardeve ekologjike, edhe pse kjo është në kompetencë të inspektorait të Ministrisë së Ambientit Jetësor?


2. Si është e mundur që këto kapacitete industriale të mos kenë lëvizur nga vendi në drejtim të vënies së filtrave, a inspektoratet e Qeverisë dhe Ministrisë kompetente të mos kenë hetuar këtë vite me radhë?


3. Pse Ju z.Ademi nuk e mbani fjalën se do të mbyllni Jugohromin dhe ndotësit tjerë nëse deri më 1 prill nuk plotësojnë standardet? Pse gënjeni paturpësisht?Tju perkujtojmë e ndajtët me të gjithë nekëtë gënjeshtër me 2 janar 2014 ,në emisionin OPEN në MTV2.


4.Pse Ju z.Gruevski nuk shtireni kinse nuk e dini se banorët e komunës së Jegunocit të ekspozohen në një ndotje të lartë kancerogjene, kështu që lejoni që fabrika e Jugohromit të punojë pa asnjë filtër dhe standard minimal ekologjik?


“Ne si Këshill e kemi parasysh faktin se vetëdija ekologjike e qytetarëve nuk është në nivelin që të kuptojë rreziqet e njëmendëta të kësaj ndotjeje kancerogjene, andaj kemi vendosur që të ndryshojë mënyra e funksionimit tonë.


Këshilli në të ardhmen do të funksionojë si Lëvizje e regjistruar me qëllim të rritjes së shkallës së efikasitetit. Si Lëvizje do t’i përdorim të gjitha mjetet e lejueshme demokratike për të arritur qëllimin tonë – një ambient më të shëndetshëm. Për këtë arsye, ftojmë sa më shumë njerëz të na bashkangjiten në këtë mision human dhe fisnik”, reagon Këshilli i protestave “Stop ndotjes kancerogjene”.

Philip Morris mbyll fabrikën në Australi

Philip Morris mbyll fabrikën në AustraliKompania tha se rregullat e reja të Australisë në lidhje me prodhimin e cigareve ka qenë faktori kryesor në vendimin e saj.


Gjiganti i duhanit Philip Morris thotë se do të ndërpresë prodhimin e cigareve në fabrikën e vetë në Moorabbin, Australi.


Mbyllja e fabrikës, e cila ka qenë në punë për gati 60 vjet, do të çojë në një humbje prej 180 vendeve të punës.


Kompania tha se rregullat e reja të Australisë në lidhje me prodhimin e cigareve ka qenë faktori kryesor në vendimin e saj, bënë të ditur BBC.


Në këtë kontekst, Philip Morris ka shtuar se të gjithë prodhimit e cigareve për tregun australian do të zhvendosen në fabrikën e kompanisë, në Korenë Jugore.


“Ky është një vendim jashtëzakonisht i vështirë dhe një lajm shumë i keq për të gjithë punëtorët tanë”, citohet të ketë thënë John Gledhill, drejtor menaxheria i Philip Morris për Australi, Zelandën e Re, si dhe ishujt e Paqësorit.


Në vitin 2012, Australia u bë vendi i parë në botë që të prezantoi “pako planin”, i cili ndalon të gjitha logot e kompanisë, në vend të të cilave është kërkuar që të vendosen “vërejtje” për rrezikshmerinë e duhanit.

Mark Zuckerberg redukton pagën e tij me 1 dollar në vit

Mark Zuckerberg redukton pagën e tij me 1 dollar në vitZuckerberg themeluesi dhe pronari i Facebook ka vetëreduktuar në mënyrë simbolike me një dollarë pagën e tij si edhe ka hequr dorë nga shpërblimet dhe bonueset.


Të mos harrojmë se vitin e kaluar themeluesi i rrjetit social ishte kënaqur me 650.000 dollarë kundrejt 1.99 milionëve të vitit 2012 dhe 1.71 milionëve të vitit 2011.


Në SHBA tashmë është kthyer në traditë që pronari i kompanisë redukton pagën e tij me 1 dollarë sapo shoqëria e tij arrin të bëhet e suksesshme. Edhe Steve Jobs e reduktoi pagën e tij në vitin 1998 me 1 dollarë.


Sergey Brin, Larry Page, dhe numri 1 i Google, Eric Schmidt, e kanë bërë në vitin 2006. Sheryl Sandberg, kreu operativ i Facebook mbetet menaxherja më e paguar e grupit me 16.1 milionë dollarë.