Supa me thjerreza eshte nje supe e pasur me hekur dhe proteina. Eshte nje recete e thjeshte per tu pergatitur dhe nese doni ta shpejtoni kohen e zjerrjes, mjafton ti lini thjerezat ne uje nje nate me pare.
PERBERESIT
PERBERESIT
- 250gr thjerreza
- 1 qepe e madhe
- 1 karote
- 3-4 thelpinj hudher
- 6 luge vaj ulliri
- 1 tablete me koncentrat mishi
- kripe sa duhet
- piper i zi
- 1 gjethe dafine
- 2 luge salce
PERGATITJA:
U japim thjerezave nje vale dhe per ata qe kane probleme me tretjen mund ta derdhin ujin e pare, keshtu qe thjerrezat do te rezultojne me te asimilueshme per organizmin.
Pasi thjerrezat marrin vale, grijme holle qepen,karoten, shtypim hudhrat dhe i hedhim ne tenxhere dhe ato. bashkojme gjithashtu edhe koncentratin e mishit me salcen dhe leme te zjejne te gjitha ne zjarr te ngadalte.
Nese eshte e nevojshme shtojme uje.
Supa duhet te rezultoje e trashe dhe kremoze. Kur e shohim se eshte gati rregullojme nese eshte e nevojshme me kripe, piper te zi dhe gjethe dafine, leme te zjeje akoma per 7' dhe supa eshte gati.
Nese doni mund ta kaloni ne griresen e perimeve per te perfituar nje krem pa cipen e thjerrezave.
Ky i fundit sherbehet me nje luge vaj ulliri te fresket dhe copa buke te thekur.
Ju befte mire!