Pagine

Për mbipeshen kan faj bakteret

Shkencëtarët besojnë që me ushqyerje mund të ndikojmë në nivelin e mikrobeve në zorrë, dhe kështu edhe në peshën trupore.

Kjo do t’ua lehtësonte humbjen e kilogramëve njerëzve të trashë.
Trashja nuk është pasojë e ngrënies së tepërt ose ushtrimeve të pamjaftueshme, por baktereve, ka vërtetuar studimi i Universitetit kinez Shanghai Jiaotong.

Kështu ushqimi cili ndryshon raportin e mikrobeve në stomak mund të ndikojë në kilogramët e grumbulluar, shkruan Daily Mail.

Shkencëtarët kanë studiuar se në ç’mënyrë reagoj në minjtë në bakterin njerëzor, enterobacter, ndërsa minjtë të cilëve u është injektuar bakteri, brenda një kohe të shkurtër janë bërë të trashë. Enterobacter lidhet me trashjen sepse në nivele jashtëzakonisht të larta është gjetur në zorrët e personave jashtëzakonisht të trashë.mbipesha

Përveç se në minj, ekipi shkencor e ka kryer eksperimentin edhe në njerëz. Kështu, një pacienti ia kanë ndryshuar, në tërësi ushqimin. Pacienti ka ngrënë vetëm drithëra të papërpunuara dhe probiotikë dhe ka humbur 28.5 kilogramë, ndërsa shkencëtarët konsiderojnë që me ndryshimin e ushqimit është reduktuar niveli baktereve në zorrë.
Numri i personave të trashë nga viti 1980 është dyfishuar dhe vlerësohet që në botë jetojnë më shumë se 500 milionë njerëz të trashë.