Filxhani i dytë i kafesë nuk është zgjidhja e vetme për të mposhtur lodhjen. Duke ndryshuar disa gjëra në rutinën tuaj ditore, ju mund të ndjeheni më të kthjellët – dhe pozitiv – gjatë gjithë ditës.
Zgjidhni mëngjesin e duhur
Duke e ngarkuar veten me ushqime të shpejta me pak vlera kalorike, është një mënyrë jo e shëndetshme për të ulur nivelet e energjisë. Fillojeni ditën duke ngrënë një mëngjes të shëndetshëm të pasur me fibra, karbohidrate, dhe proteina, për të mbushur organizmin me karburant dhe për të shmangur atë krizën e mëngjesit të vonshëm
Gjeni kohë për t’u stërvitur
Të gjesh kohë për stërvitje gjatë një dite të ngarkuar mund të duket e pamundshme, por rritja e nivelit të endorfinave dhe dhënia energji trupit tuaj përmes lëvizjeve është një prej mbrojtjeve më të mira kundër lodhjes. Dhe qoftë gjëja e parë në mëngjes, gjatë drekës, ose pas punës, stërvitjet e vazhdueshme mund t’u ndihmojnë të gjumë më të thellë dhe të zgjoheni më të kthjellët.
Lëngje, lëngje, lëngje
Të qenit i hidratuar është një prej mënyrave kyçe për të pasur një tretje të shëndetshme, lëkurë shkëlqyese dhe për të luftuar lodhjen. Ju mund të befasoheni kur mësoni se të qenit i lodhur është një prej shenjave të para të dehidrimit, andaj mbajeni ujin me veti kurdo që jeni në lëvizje.
Jepni vetes pushime të shkurtra
Madje edhe një ecje prej pesë minutash në ajrin e freskët dhe në dritë natyrale mund të përmirësojë edhe energjinë edhe humorin tuaj. Nëse jeni aq të dërmuar sa nuk mund të dilni nga zyra, bëni ca
shtrirje muskujsh në tavolinën tuaj, të cilat lehtësojnë stresin nga shpatullat, qafa, shpina dhe duart, për të ndihmuar të qëndroni të fokusuar.
Fikni pajisjet elektronike para gjumit
Është e qartë se gjumi i mjaftueshëm çdo natë e mban trupin tuaj të funksionojë në potencialin maksimal. Por nëse vazhdoni t’i mbani pajisjet tuaja elektronike të ndezura derisa bëni gjumë, kjo mund të çrregullojë shprehitë tuaja të gjumit dhe gjendjen tuaj në mëngjes. Më e mira është të fikni gjithçka 20 minuta para se të shkoni në shtrat, për t’i lejuar trupit kohë të adaptohet në mënyrë natyrale dhe të bie në gjumë të thellë.