Përbërësit:- 150gr arra të grira,
- 150gr thelpinj arrash,
- 200gr çokollatë për gatim,
- 1ve,
- 1 lugë reçel kajsie,
- 50gr rrush i thatë,
- 200gr sheqe pluhur.
Përgaditja :
Në tavolinë i coptojmë arrat, dhe i vëmë në një enë,. Në enë shtojmë çokollatë të grirë në rende, sheqerin pluhur dhe rrushin e thatë. E shtojmë edhe të bardhën e vezës dhe përziejmë me mikser derisa të fitojmë një masë homogjene. Gjysmën e masës e vëmë mbi tavë për pjekje, të kthyer nga prapa. Masën e rrafshojmë dhe e lëmë të ftohet. Çokollatëne mbetur e thyejmë në copë dhe e shkrijmë në avull. Shtojmë edhe vaj, që çokollata të fitojë shkëlqim. Çokollatën e shkrirë e hedhim mbi masën dhe e shpërndajmë nëpër tërë sipërfaqën. Pastaj, minjon embëlsirën e presim në kube.
Serviret në temperaturë prej 10 deri 12 gradë. 20 min.
Përbërësit:- 3 vezë
- 180gr sheqer
- 225ml vaj
- 3 lugë qumësht
- 1 kese vanill sheqer
- 2 kese pluhur për pjekurina
- 450gr miell
Për fillin:
- 350gr marmeladë
- dhe thermijat e pjeshkave
Përgatitja:
Përziejmë vezët me sheqer dhe i shtojmë vajin e përziejm mirë deri sa të bashkohet masa.Qesim qumështin,vanill sheqerin dhe i përziejm përsëri.Në fund i qesim 2 kese pluhur për pjekurina 3 lugë miell i përziejmë dhe i lëmë në frigorifer përafërsisht 2 orë.(në një enë plastike)
Pas 2 orësh e nxjerrim nga frigoriferi dhe ia qesim miellin ngadal jo te gjith pernjëher duke e përzier.Mandej e qesim mbi tavolinë dhe me duar e formojmë një brum deri sa nuk ngjitet për duar.
E ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe i qesim në tepsi me letër të yndyrshme.
I pjekim n temperaturë 170*C per 15-20 minuta.
Kur te piqen i lëmë të ftohen pak dhe i marrim i grryejme përfundi deri sa të bëhet nje hapësirë e mjaftueshme për mbushje.
Thërmijat i përziejmë me marmeladë dhe me këtë i mbushim pjeshkat.I ngjesim nga 2 copa bashkë.
Pjeshkat i shtijmë në ngjyrë të kuqe(qe përdoret për ushqim)nga njëra anë dhe nga ana tjetër në ngjyrë të verdhë.Ne fund rrotullohen në kokos ose sheqer.
Pigmentet natyrore me veprim antioksidant mund te ndihmojne ne mbrojtjen kunder semundjeve kancerogjene. Molla pastron dhembet tuaj, sigurisht qe molla nuk mund te zevendsoj furcen e dhembeve por ajo favorizon higjienen dentare, ajo rrit prodhimin e peshtymes, e cila ka efektin e reduktimit te mikrobeve ne goje dhe keshtu zvogelon rrezikun e prishjes se dhembeve.
Molla ka komponente qe mund te ndihmoje per te luftuar lloje te ndryshme te kancereve, gjithashtu permban fibra qe reduktojne efektet e demshme te kolesterolit.
Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit