Pagine

Kosova e Maqedonia me memorandum bashkëpunimi për qasje në dokumentet publike

Kosova e Maqedonia me memorandum bashkëpunimi për qasje në dokumentet publikeZyra për Komunikim me Publikun e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik i Republikës së Maqedonisë kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit në lëmin e mbrojtjes të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.


Në emër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, marrëveshjen e ka nënshkruar Drejtori i Zyrës për Komunikim me Publikun, Arianit Bytyçi, ndërsa në emër të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik i Republikës së Maqedonisë, marrëveshjen e ka nënshkruar zëvendësdrejtori i këtij komisioni, Blerim Iseni.


Palët nënshkruese janë dakorduar që në përputhje me legjislacionet respektive nacionale të realizojnë bashkëpunim në lëmin e të drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.


Bashkëpunimi do të realizohet nëpërmjet konsultimeve dhe koordinimit të ndihmës teknike dhe administrative.

Hashim Thaçi ‘hesht’ për çështjen e Tribunalit

Hashim Thaçi ‘hesht’ për çështjen e TribunalitKryeministri i vendit, Hashim Thaçi nuk ka dashur të merret shumë me çështjen aktuale, atë të Tribunalit për UÇK-në.


Ai tha se dje gjatë takimit që kisthe me liderët e partive politike është diskutuar për tranzicionin e EULEX-it. Sipas tij, kjo çështje është përgjegjësi e gjithë spektrit kosovar.


“Tash ka ardhur koha për letërkëmbimin në mes të institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Kosova për çdo sfidë është e gatshme të përballet me sistemin e vet të drejtësisë me mbështetjen e plotë ndërkombëtare”, ka deklaruar Thaçi.

Raporti i BERZH, Rama: Duhet ndërveprim për t’i dhënë fund tranzicionit

Raporti i BERZH, Rama: Duhet ndërveprim për t'i dhënë fund tranzicionitPublikohet në Tiranë raporti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Shqipërinë. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama pasi e cilësoi raportin e BERZH-it si të shkëlqyer theksoi se gjetjet e tij janë mjaft të nevojshme për politikbërësit.


“Është një raport i shkëlqyer për të gjithë ata që duan të kuptojë më shumë trazicionin dhe sfidat e vendeve që kanë kaluar apo kalojnë përmes trazicionit. Ky raport ka gjetje shumë interesante që i vlejnë politikbërësit, i vlejnë donatorëve, i vlejnë aktorëve të angazhuar në marrëdhëniet birateriale. Këto janë periudha ku gjithë sistemet e vlerave bien kur kulturat ndoshta të mbetura larg në hapësirë zbulohen. Janë periudha të cilat kanë një tendencë për të imituar më tepër se për të vepruar qartë” tha Rama.


Gjithashtu Rama theksoi se duhet ndërveprim për t`i dhënë fund një trazicioni i cili në Shqipëri vijon të mbetet ende.


“Duhet vetëdije dhe ndërveprim sepse sfidat e trazicionit janë aq të shumëfishta dhe aq të ndërlidhura sa nuk mund të adresohen pa ndërveprim. Dhe këto janë dy fjalë kyçe që sot e gjithë ditën na mendojmë të reflektojmë dhe të flasim qartë për sfidat e trazicionit.


Ne jemi të vendosur që ti bëjmë të dyja, të plasim qartë dhe të ndërveprojmë qoftë edhe brenda nesh duke u përpjekur të kurojmë një sëmundje kronike të procesit qeverisës në shqipëri që është mungesa e plotë e ndërveprimit të brendshëm, qoftë edhe mes nesh dhe organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve tanë politik dhe ekonomik në ëmnyrë që përmes ndërveprimit t`i japim vetes instrumenta realë dhe konkretë shumë herë më efikas për ta ndryshaur realitetin e përditshëm të Shqipërisë dhe për ti dhënë fund një trazicioni që vazhdon në formën e një përpjekje për të integruar Shqipërinë në Bashkimin Europian duke i dhënë fund një faze të ndërmjeteshme mes përkatësisë së një botë që nuk ekziston më dhe të një përpjekje për të hyrë në botë kur ende nuk jemi.


Për t`i dhënë fund një trazicioni në kulturën tonë të komunikimit, të vendimmarrjes, të qeverisjes duke folur qartë dhe duke verpuar” shtoi Rama.


Kryeministri shtoi më tej se raporti i BERZH-it përban informacion dhe orientime shumë të vlefshme për të kuptuar trazicionin dhe për të kuptuar disa gjëra të thjeshta por që kanë munguar.


“Problemi ynë sot është identifikimi dhe zhvillimi i bruimeve të rritjes. Ne kemi ardhur deri para pak kohësh me dy burime rritje ekonomike që nuk i kemi më, dërgesat e emigrantëve që kanë zënë një vend themelor në prodhimin tonë të brendshëm dhe bumin në ndërtime. Të dyja këto nuk vlejnë më si burime të rritjes ekonomike. Dërgesat e emigrantëve janë në rënie të vazhdueshme dhe bumi i ndërtimeve është i tejkaluar por ne kemi një burim rrijte tek energjia nëse zhvillojmë një model të ri dhe demokratik por njëkohëshi funksional te tregu i energjisë, nafta dhe mineralet” shtoi Rama.


Ndërsa përfaqësuesi i BERZH-it, Erik Bergolf kërkoi nga qeveria të përmirësoj klimën për biznesin pasi është shumë e rëndësishme për zhvillimin e vendit.