Receta gatimi tradicionale: paçe plenci
PERGATITJA:
Plenci i vicit pastrohet mire lahet dhe pritet ne rripa. Pervelohet per 5 min ne uje te valuar dhe e shplajme ne uje te ftohte. Grijme qepen e skuqim me gjalpin dhe me pak vaj dhe pak miell. Pastaj hedhim plendesin e prere, hudhrat dhe rozmarinen , dafinen dhe kripen.
E lejme te zieje per rreth 15 min se bashku me veren dhe pak qumesht. Gjate zierjes nese ka avulluar shtojme uje sa te mbulohet komplet, hedhim domatet e prera ne kubike te vegjel dhe vazhdon zierja ne tenxheren e mbuluar.e lejme te valoje derisa te zjeje mire!!
Ju befte mire!
PERBERESIT:
Per 5 veta duhen:
- 1 kg plenc vici
- 500gr tul domateje
- 200gr gjalpe
- 1 kokerr qepe
- disa thelpinj hudher
- 1 dege rozmarine
- 1 gjethe dafine
- 1 gote vere te bardhe
- pak miell
- vaj
- kripe
Nessun commento:
Posta un commento