Perberesit:- 2 filxhan caji me miell (miell per kek qe fryhet vete )
- 3 banane
- 1-filxhan kafeje me qumesht
- 1-filxhan caji vaj ulliri
- 2-filxhan caji sheqer
- 3-4 veze
- lekuren e nje limoni
- 1-luge baking powder
- 3 -luge te vogla kafeje me kakao(mund te perdorim dhe cokollat te grir ne vend te kakaos )
Pergatitja:
Rrahim ne mixer vezet me sheqerin per 5 min,me pas shtojme vajin dhe qumeshtin dhe e perziejme, ne grirese, bejme bananet pure, i hedhim me pas te masa e vezve, i perziejme me tel kuzhine dhe shtojme miellin qe kemi perzier brenda pluhurin pjekes dhe kakaon, e shtojme pak nga pak te masa e vezve duke e perzier me tel kuzhine, e hedhim ne forme ose ne nje tepsi te vogel te lyer me yndyr dhe te sperkatur me miell. E pjekim ne 170 grad per 40 min.
Ju befte mire
Përbërësit:- 150gr arra të grira,
- 150gr thelpinj arrash,
- 200gr çokollatë për gatim,
- 1ve,
- 1 lugë reçel kajsie,
- 50gr rrush i thatë,
- 200gr sheqe pluhur.
Përgaditja :
Në tavolinë i coptojmë arrat, dhe i vëmë në një enë,. Në enë shtojmë çokollatë të grirë në rende, sheqerin pluhur dhe rrushin e thatë. E shtojmë edhe të bardhën e vezës dhe përziejmë me mikser derisa të fitojmë një masë homogjene. Gjysmën e masës e vëmë mbi tavë për pjekje, të kthyer nga prapa. Masën e rrafshojmë dhe e lëmë të ftohet. Çokollatëne mbetur e thyejmë në copë dhe e shkrijmë në avull. Shtojmë edhe vaj, që çokollata të fitojë shkëlqim. Çokollatën e shkrirë e hedhim mbi masën dhe e shpërndajmë nëpër tërë sipërfaqën. Pastaj, minjon embëlsirën e presim në kube.
Serviret në temperaturë prej 10 deri 12 gradë. 20 min.
Përbërësit:- 3 vezë
- 180gr sheqer
- 225ml vaj
- 3 lugë qumësht
- 1 kese vanill sheqer
- 2 kese pluhur për pjekurina
- 450gr miell
Për fillin:
- 350gr marmeladë
- dhe thermijat e pjeshkave
Përgatitja:
Përziejmë vezët me sheqer dhe i shtojmë vajin e përziejm mirë deri sa të bashkohet masa.Qesim qumështin,vanill sheqerin dhe i përziejm përsëri.Në fund i qesim 2 kese pluhur për pjekurina 3 lugë miell i përziejmë dhe i lëmë në frigorifer përafërsisht 2 orë.(në një enë plastike)
Pas 2 orësh e nxjerrim nga frigoriferi dhe ia qesim miellin ngadal jo te gjith pernjëher duke e përzier.Mandej e qesim mbi tavolinë dhe me duar e formojmë një brum deri sa nuk ngjitet për duar.
E ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe i qesim në tepsi me letër të yndyrshme.
I pjekim n temperaturë 170*C per 15-20 minuta.
Kur te piqen i lëmë të ftohen pak dhe i marrim i grryejme përfundi deri sa të bëhet nje hapësirë e mjaftueshme për mbushje.
Thërmijat i përziejmë me marmeladë dhe me këtë i mbushim pjeshkat.I ngjesim nga 2 copa bashkë.
Pjeshkat i shtijmë në ngjyrë të kuqe(qe përdoret për ushqim)nga njëra anë dhe nga ana tjetër në ngjyrë të verdhë.Ne fund rrotullohen në kokos ose sheqer.