Pagine

Itali, në pranga 3 shqiptarë, sekuestrohen 2 ton drogë

Itali, në pranga 3 shqiptarë, sekuestrohen 2 ton drogëNë Rimini të Italisë sekuestrohen 2 ton marijuanë si dhe vihen në pranga 3 shqiptarë dhe një rumun. Në kuadër të operacionit të koduar “100%”, u bë i mundur bllokimi i kësaj sasie të madhe lënde narktotike.


Autoritetet italiane thonë se droga vinte nga Shqipëria dhe eshte transportuar përmes një skafi. Grupi kriminal ishte nën hetim për trafikimin e 100 kg kokainë dhe heroinë të sekuestruar gjatë shtatorit të vitit 2013.


Përgjimet telefonike kanë zbardhur faktin se grupi i strukturuar kriminal ishte duke pritur një sasi të madhe lënde narkotike. Komandanti i Guardia di Finanza për Riminin, Mario Venceslai, ka deklaruar se: “Tashmë kemi të bëjmë me një skenar të ri: Rimini nuk është më vend tranzit i sasive të vogla të drogës, por udhëkryq i vërtetë i drogës. Pjesë e kësaj organizate janë të rinj që jetojnë prej kohësh në Rimini, e njohin mirë territorin dhe kanë krijuar një model të ri të trafikimit e shpërndarjes së drogës.


Ata e trafikojnë, e përpunojnë dhe më pas e shpërndajnë. Kjo sasi kaq e madhe, e pabesueshme nuk mund të jetë e destinuar për tu trafikuar vetëm në Rimini, por në një pjesë të madhe të territorit italian”.

Si ta dalloni mjaltin e vërtetë

Mjalti është një ushqim natyral dhe i shëndetshëm, i cili përmban shumë minerale dhe vitamina, aminoacide dhe acide organike. Janë të pakta ushqimet që janë aq të shëndetshme dhe të shijshme sa mjalti.

E megjithatë, për shkak të abuzimeve me mjaltin e rrejshëm të filtruar, shumë njerëz nuk dinë ta dallojnë mjaltin e vërtetë.

Disa fakte mjaft të rëndësishme për mjaltin:

  1. Kristalizimi i mjaltit nuk është fenomen negativ por pozitiv, por për shkak të shijes së konsumatorëve, shumë prodhues e filtrojnë dhe përpunojnë mjaltin që ai të mbetët në gjendje të lëngët. Mjalti i cili kristalizohet është në të vërtetë mjaltë natyral.

  2. Mjalti cilësor i papasterizuar është përplot vitaminë D, minerale dhe antioksidant tjerë, si dhe enzima mjaft të dobishme.

  3. Për dallim prej qumështit dhe lëngjeve natyrale, mjalti nuk ka nevojë të pasterizohet për të qenë i sigurt për t’u konsumuar nga njerëzit. Në mënyrën industriale të mbushjes pasterizimi shfrytëzohet sepse zvogëlon mundësit e fermentimit dhe ndërpret kristalizimin/granulimin. Për t’u pasterizuar mjalti duhet të kalojë ngrohjen në temperaturë deri 71 gradë celsius dhe procedurën pas mbushjes së shpejtë të ftohjes së përshpejtuar. Pasi që e dimë që mjalti nuk preferohet të ngrohet, dhe as nuk lejohet me ligje të BE-së, që gjatë kristalizimit mjalti nuk ngrohet në temperaturë më të lartë se 40 gradë celsius, ndërsa ata që rekomandojnë 45 gradë celsius e më shumë do të duhej të studiojnë vetitë dhe rregulloret për kualitetin e mjaltit.

  4. Mjalti ka veti të lehta antibiotike dhe antibakteriale falë një enzime, të cilën e tajitin dhe “përtypin” bletët me nektarin. Kjo enzimë krijon peroksidin e hidrogjenit, i cili shkatërron bakteret e dëmshme (në mjaltin e pasterizuar kjo enzimë më nuk është i pranishëm). Prandaj edhe vendoset mjalti në plagë dhe vende të inflamuara.

  5. Foshnjave(deri në 14 muaj), që akoma nuk kanë të zhvilluar imunitetin, nuk do të duhej t’u jepej mjalti sepse në organizmin e tyre për shkak të mundësisë së pranisë baktereve, mund të shkaktojnë botulizmin.


 

Ramush Haradinaj premton 70 mijë vende pune

Ramush Haradinaj premton 70 mijë vende puneKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, së bashku me koordinatorin për Zhvillimi Ekonomik në AAK, Ramiz Kelmendin e kanë shpalosur platformën e këtij subjekti politik për zhvillimin ekonomik të Kosovës.


Lideri i AAK-së, ka deklaruar se Platforma e AAK-së, për Zhvillim dhe Punësim, jo vetëm që siguron zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të punës, por, sipas tij, vetvetiu e ndryshon gjendjen në Kosovë.


Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh koordinator për Ekonomi e Zhvillim në AAK, Ramiz Kelmendin, ka deklaruar se me implementimin e këtij projekti mundë të krijohen deri në 70 mijë vende pune.