Pagine

Fjali që tërheqin vëmendjen e tij

Në rutinën e përditshme, përkundër të gjitha obligimeve jetësore, shpeshherë pa dashur hyn edhe raporti me partnerin. Ju duhet ta freskoni lidhjen tuaj, pa harruar disa imtësi që do ta bëjnë diferencën në lidhjen tuaj.


Kemi zgjedhur 8 fjali që e bëjnë diferencën dhe e fitojnë kujdesin e partnerit tuaj sa herë që mendoni se jeni larguar nga njëri-tjetri.



1. Bëjeni me dije se jeni krenarë me të


Meshkujve ju pëlqen që të ndjeheni krenarë me ta, por këtë nuk e thonë drejtpërdrejt. Bëjani me dije se krenoheni me arritjet e tija profesionale dhe me mbështetjen që ua jep në jetë.


Thuajeni këtë pasi të kthehet në shtëpi pas një dite të lodhshme që ka pasur në punë, që ta kuptojë se jeni e vetëdijshme për mundin që e jep dhe se ju intereson secili detaj I jetës së tij.qweru



2. Përkujtojeni në një natë të cmendur në dhomën e gjumit


Kjo është një deklaratë e bukur që do ta përmirësojë raportin tuaj dhe do t’I japë freski përkundër detyrave të përditshmërisë. Seksi është një akt tejet I rëndësishëm në martesë, mbase është edhe e para gjë që ju bie ndërmend.


Përkujtojeni në lojërat e zjarrta në shtrat, kjo I bën mirë lidhjes suaj. Gjithashtu, bëjani me dije se do të duhet të reprizohet sa më parë që të jetë e mundur.



3.Një mirënjohje e thjeshtë mund të bëjë cudira


Një mirënjohje e thjeshtë mund t’I japë kuptim dhe ta zbukurojë ditën tuaj.


Flisni së bashkë për njerëzit dhe ngjarjet dhe shprehini mirënjohje për ndonjë gjë që ka bërë për ju.


Bëjeni këtë edhe për gjera të vogla, në dukje të parëndësishme, qoftë edhe për dicka të thjeshtë që ju ka bërë të qeshni.



4. Befasojeni me ftesë për pije a darkë


Befasojeni me ndonjë dalje të paplanifikuar, qoftë për darkë apo për një gotë verë në një ambient intim në një local të dashur për ju. Kjo mund të jetë mjaft seksi. Ky spontanitet do t’ia rikujtojë se ju përvec obligimeve I ndani edhe kënaqësitë dhe argëtimet.



5. Dëshmojani se nuk jeni xheloze


Nëse vëreni që ndonjë femër në lokal përpiqet ta provokojë partnerin tuaj, bëjani mme dije se po e hetoni këtë gjë dhe se jeni e lumtur që ai është burri juaj. Kjo nuk e kërcënon martesën tuaj. Përkundrazi, kjo ia rrit vetëbesimin partnerit tuaj dhe ia shpreh atij kënaqësinë që keni ju në këtë lidhje dhe se aspak nuk jeni xheloze.



 6. Lëvdojeni zgjedhjen që ka bërë për dhuratë


Zakonisht meshkujt nuk janë shumë të sigurt kur u blejnë dhurata bashkëshorteve të tyre. Kështu që nëse ai ju ka marrë dicka që vërtetë ju ka gëzuar, bëjani me dije këtë gjë. I thoni se sa shumë komplimente ka marrë ajo dhuratë në mesin e miqve tuaj të punës apo gjetiu. Kështu ju do ta shpërbleni përzgjedhjen e tij dhe do të krijoni mundësi që në të ardhmen të merrni edhe ndonjë tjetër të ngjashme. Meshkujt e kanë shumë me rëndësi të ndjehen të respektuar.



7. Falini kujdes e ndjeshmëri dhe të njëjtën priteni edhe prej tij


Pavarësisht se mund të jeni person I fuqishëm që I kryeni vetë obligimet, prapë se prapë keni nevojë që dikush t’ju kushtojë kujdes dhe ndjeshmëri. Po këtë nevojë e kanë edhe meshkujt, prandaj I thoni atij se duhet të pushojë më shumë, se duhet të shkojë të flejë apo thjeshtë bëjini një masazhë.


Falini pak ndjeshmëri dhe do të shihni se kjo do t’ju rikthehet.



8. Argëtimet e ripërtrijnë lidhjen


Argëtimet e freskojnë lidhjen në raste ftohjesh. Për shembull shikimi I ndonjë filmi, pjesëmarrja në ndonjë ditëlindje miqsh, përgjigjja ndaj ftesës së ndonjë fqinji për pije e për këngë deri në orët e vona mund ta freskojnë lidhjen tuaj edhe më shumë. Rezultatet e këtyre argëtimeve shihen shpejt.

Skuadra e Pejës i jep leksione Trepçës

SkuSkuadra e Pejës i jep leksione Trepçësës e ka deklasuar skuadrën e Trepçës sonte në palestrën ‘Karagaçi’, duke e mposhtur atë me rezultat bindës, 85-65.


Shqiponjat e grumbulluar në një numër të konsiderueshëm u përkujdesen që të dhurojnë një atmosferë të nxehtë, siç edhe i ka hije një derbi të këtillë.


Shqiponjat e grumbulluar në një numër të konsiderueshëm u përkujdesen që të dhurojnë një atmosferë të nxehtë, siç edhe i ka hije një derbi të këtillë.


Ashtu siç edhe pritej, Peja e nisi më mirë takimin dhe krijoi një epërsi solide të cilën e barti në të dy çerekët. Në parket diferencën e bënin vendasit me ndihmën e Samir Shaptahut që i shënoi 14 pikë në pjesën e parë, teksa mysafirët e ndiqnin rezultatin me kundërsulmet e shpejta të Alvaro Calvos, i cili poashtu shënoi 14 pikë gjatë pjesë së parë. Sidoqoftë, verdhezinjtë shkuan në pushim me 15 pikë epërsi, 42-27.


Me të filluar pjesa e dytë, mysafirët treguan një lojë më intensive dhe filluan të bëjnë presion në pejanët të cilët ndoshta ishin bërë paksa ‘komfort’ në rezultat. Kjo gjë rezultoi pozitivisht te mitrovicasit të cilët në përfundim të çerekut të tretë, arritën ta ngushtojnë për pesë pikë disavantazhin, 59-49.


Këtë ritëm Trepça e vazhdoi edhe në çerekun e katërt dhe arritën ta ngushtojnë rezultatin në vetëm 6 pikë diferencë, mirëpo shumë shpejtë vendasit u kthyen në lojë dhe me aksione të shpejta e ngritën përsëri epërsinë, duke i lënë kështu pa shpresë mysafirët.


Deri në fund të takimit pejanët marshuan drejt fitores me hapa të sigurt, pasi që mitrovicasit u lodhën dhe nuk mund t’i bënin ballë më sulmeve të tyre. Ndeshja përfundoi me rezultat, 85-65.


Me këtë fitore Peja merr kreun e tabelës me 31 pikë, dy më shumë se Sigal Prishtina e cila nesër i shkon Bashkimit në Sezai Surroi.

Laurent Blanc : Prisja më shumë nga PSG

Laurent Blanc : Prisja më shumë nga PSG“Teksa përgatiteshim u kam thënë lojtarëve që ta harronin rezultatin e takimit të parë. Bëhet fjalë për kompeticionin e Champions League dhe këtu duhet të tregojmë gjithmonë imazhin tonë më të mirë. Nuk dua të bëhem grindavec, por realisht prisja nivel më të lartë nga skuadra ime”.


Në vijim tekniku francez deklaroi se parizienët nuk mund ta konsiderojnë kualifikimin në çerekfinale si një bonus sepse për të ecur përpara duhet derdhur më shumë djersë.


“Tani fillon puna më e vështirë. Kemi patur një sezon të mirë, por në fund fare ajo që vlen më shumë është të kesh fituar trofe në kampionat, Kupën e Ligës, si dhe të shkosh sa më larg në Champions. Do ta presim me ankth shortin që do të hidhet të Premten e ardhshme sepse ky është një moment shumë i rëndësishëm i Championsit”.