Pagine

Gorilla luan me macet

Gorilla luan me macet Një video që shfaq një gorilla duke luajtur me dy mace të vogla, ditët e fundit është shndërruar në një hit në internet.
Videoja është publikuar në YouTube në vitin 2011, mirëpo pikërisht këto ditë ka filluar të shpërndahet shumë nëpër rrjetet sociale.


Koko që ka 38 vjet, i merr butësisht macet dhe i mban në krahë.


Madje, gorilla përpiqet që t’i mësojë macet se si të ushqehen…


Watch this video on YouTube.


 

HTC prezanton smartfonin e ri

HTC prezanton smartfonin e riKompania HTC prezanton smartfonin e ri HTC One (M8). Ai është i pajisur me një ekran Full HD (1920 x 1080 pixels) 5 inç IPS, një procesor quad core 2.3 Ghz Qualcomm Snapdragon 801 dhe 2 GB RAM.


Pajisja e re vjen me mbështetje për microSD për karta deri në 128 GB bashkë me hapësirën prej 16 ose 32 GB që ka vetë smartfoni. Modeli 16 GB do të ofrohet vetën në Evropë.

Maradona:Asistent i Guardiolës, nëse ai merr Messin

Maradona:Asistent i Guardiolës, nëse ai merr MessinDiego Maradona shpreh hapur admirimin për Pep Guardiolën, kapitenin e Gjermanisë, Philipp Lahm, si dhe për vlerat e Bundesligës në përgjithësi.


Legjenda e Argjentinës tha se do të pranonte t’i qëndronte si hije teknikut spanjoll për një javë, për të parë nga afër punën e tij, ndërsa guxon të japë edhe një këshillë të çmendur.


E admiroj Guardiolën dhe punën e tij. Bayerni do të bëhet perfekt me Lewandowskin, por nëse do të marrë Messin, do të ishte i pathyeshëm dhe skuadrat e tjera do të luftonin vetëm për vendin e dytë. Dhe nëse Messi do të shkonte te Bayerni, unë do të bëhesha me kënaqësi asistenti i Guardiolës”.


Nuk i kurseu elozhet për Bundesligan, ndërsa për kombëtaren gjermane, Maradona tha se e shikon një nga pretendentet më të forta në Botërorin e Brazilit.


“Gjermania është më e fortë se kurrë dhe një nga favoritet e padiskutueshme për Kupën e Botës. Kjo nuk ka ndryshuar nga e shkuara, por ka një ndryshim, sot ata kanë emra të mëdhenj. Futbolli gjerman në përgjithësi ka hedhur hapa të mëdhenj përpara, është më argëtues”.


Gjermania mes favoritëve për Botërorin, por El Pibe de Oro dyshon se i nxehti i Amerikës së Jugut mund të jetë një problem, ndërsa vlerësoi edhe kapitenin Lahm për inteligjencën.


“Nëse gjermanët nuk përshtaten me klimën, do të jenë një skuadër si gjithë të tjerat. Lahm është mishërimi i futbollit gjerman, mund të luajë si krahë, ashtu edhe në qendër. Eshtë ai që shërben për të tjerët dhe që bën diferencën”.