Pagine

Clarence Seedorf i kënaqur me Mario Balotelli

Clarence Seedorf i kënaqur me Mario BalotelliClarence Seedorf ka lavdëruar performancën e sulmuesit Mario Balotelli në fitoren 2-0 ndaj Fiorentinas.Baotelli shënoi një gol fantastik nga goditja e lirë në pjesën e dytë, pasi Philippe Mexes kishte kaluar Rossonerët në avantazh në pjesën e parë, që ishte fitorja e parë e tyre në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.


“Sulmuesi i qendrës ka për detyrë të shkojë përpara dhe prapa, andaj kur ekipi futet thelë, ai duhet të tërhiqet në krahë për të ndihmuar të tjerët të vijnë”.“I kërkova Marios intensitet dhe në këtë kuptim, ai kishte një ndeshje të shkëlqyeshme në të dyja fazat”.


“Ne tashmë e dimë se ai ka talent dhe mund të shënojë nga goditjet e lira si kjo, por unë isha i impresionuar me qëndrueshmërinë dhe intensitetin e tij”, ka thënë Seedorf.

Precedenti “Krimea”, Serbia mund të sulmojë Kosovën

Precedenti “Krimea”, Serbia mund të sulmojë KosovënQendra Kombëtare e Sigurisë, nëpërmjet një studimi voluminoz që i bën përshkallëzimit të situatës në Ukrainë paralajmëron implikime edhe në Ballkan, duke dhënë veçanërisht alarmin për mundësinë e një agresioni ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës, marrë shkas nga ekspansioni rus në Krime.


Agjencia në varësinë e ministrisë së Mbrojtjes i sugjeron Qeverisë që për këtë arsye, Shqipëria, si vend anëtar në NATO, të dalë me një qëndrim edhe më të qartë lidhur me situatën në Ukrainë si edhe të japë kontributin e saj në garantimin e integritetit territorial të këtij shteti.


Por në raportin prej 20 faqesh të siguruar ekskluzivisht nga “Gazeta Shqiptare”, nuk jepen të dhëna konkrete nëse ekzistojnë informacione konkrete nga shërbimet inteligjente shqiptare lidhur me një përgatitje të mundshme të Beogradit për nisjen e një agresioni ushtarak ndaj Kosovës. Thjesht Tirana zyrtare paralajmërohet nga agjencia në varësi të ministrisë së Mbrojtjes për mundësinë e ekzistencës edhe të këtij skenari.


Kjo analizë strategjike që prej pak javësh qarkullon në zyrat e krerëve më të lartë të shtetit përbën njëherazi edhe kritikën më të ashpër zyrtare që Shqipëria ka artikuluar deri më tani ndaj Moskës sa i përket çështjes së Krimesë. Në këtë material Rusia shprehimisht krahasohet me Gjermaninë naziste, ndërkohë që nuk mungojnë as epitetet në adresë të Presidentit, Vladimir Putin, i cili cilësohet si “delirat”, “paranojak” dhe me “mentalitet perandorak”.
“GSH” boton sot pjesët më pikante të raportit të Qendrës Kombëtare të Sigurisë me titullin “Skenari Ukrainas – Tre këndëvështrime” të përgatitur nga kolonel Zaim Kuçi, kolonel Zeno Jahaj dhe Msc.Alina Starova./koha/

Stevo Pendarovski : Nuk do t”i ndaj njerëzit në bazë partiake

Stevo Pendarovski : Nuk do t"i ndaj njerëzit në bazë partiake“Angazhimi im i parë si president është të mos bëjë dallim midis njerëzve të cilësdo parti. Republika e Maqedonisë mund të jetë e lumtur, prosperitare dhe progresive nëse është shtëpi e të gjithë nesh.


Shansin e kemi më 13 prill, ditën kur nuk mund të manipulojë askush me ju”, potencoi Pendarovski. Mënyra e vetme për t’u ndryshuar si popull, siç tha, është t’i ndërrojmë këta që janë në pushtet.


“Me njerëz të rinj, me strukturë të re politike në pushtet besoj se do të ndryshojë gjendja në vend. Nëse nuk ndryshon asgjë në vend atëherë Maqedonia hyn në një tunel ku nuk ka dritë”, theksoi Pendarovski.
Sipas tij, ky rajon është i shkretë dhe pa perspektivë.


“Ku jemi si popull dhe si shtet. Maqedonia sipas ekspertëve ndërkombëtar është në humnerë në aspektin ekonomik dhe social. Humnera në të cilën na çoi pushteti i sotëm, nuk mban mend një tjetër ky shtet”, theksoi Pendarovski.Në Koçan dhe rrethinën e tij, potencoi ai, i kemi të gjitha punët të cilat janë në Maqedoni.