Pagine

Samsung Galaxy S5 vs HTC One (M8)

Samsung Galaxy S5 vs HTC One (M8)Me smartfonin Samsung Galaxy 5, prezantuar në muajin shkurt në Kongresin Mobil Botëror dhe me pasardhësin e HTC-së të prezantuar zyrtarisht dy ditë më parë, akoma ka vend për një Android Showdown të “peshave të rënda”.


Këto dy kompani kanë vite që po luftojnë për kurorën dhe supremacinë “Android” dhe beteja e këtij viti edhe njëherë vendos “madhështinë” e veçorive të Smasung me Fuqinë e Dizajnit të HTC-së. Performancë më të shpejtë, ekrane më të mëdha, dhe veçori të reja janë të gjitha pikat kyçe të kësaj beteje.


Si krahasohen këto dy “titanë”?


Vitin e kaluar beteja mes HTC One 2013 dhe Samsung Galaxy S4 ofroi shumë momente të jashtëzakonshme me veçoritë dhe dizajnet më të mira në treg që ofroheshin nga këto dy pajisje. Të themi të vërtetën shumë gjëra kanë ndryshuar që nga përplasja e fundit e dy gjigantëve. Që të dy, Galaxy S5 dhe HTC One M8 sollën përmirësime të ndjeshme nga viti i kaluar në veçori dhe dizajn. Galaxy S5 është pak më i madh se versioni i vjetër dhe tashmë ka një pjesë të pasme me lustër të shndritshme, ndërsa materiali mbetet i njëjti, plastika. Ndërsa HTC One M8 po ashtu solli përmirësime të ndjeshme nga vitit që kaloi, duke e rritur edhe më tej cilësinë në dizajn, duke ofruar eksperienca që asnjë smartfon nuk i ofron kur flitet për ndërtimin e tij. Materiali nga i cili përbëhet vazhdon të mbetet material cilësor, alumini.


Diferenca më e madhe mes dy smartfonëve janë veçoritë e përfshira në secilin model dhe Samsung ka disa “marifete” për të treguar përfshi rezistencën ndaj ujit si dhe sensorët e rinj të sigurisë dhe gjurmimit. Një skanues të shenjave të gishtave është i përfshirë në këtë version që i shkon nga pas asaj që Apple bëri me iPhone 5S, ndërkohë që kemi edhe një surprizë nga Samsung. Bëhet fjalë për një sensor që mat rrahjet e zemrës.


HTC-ja u përkushtua më shumë në ndërtimin e një kamere të re inteligjente. Vitin e kaluar pamë debutimin e “UltraPixel”(veçori kjo vetëm për HTC One dhe One Mini ku pixelat janë më të mëdhenj se ato të zakonshmit në smartfonë të tjerë dhe kapin më shumë dritë), i cili vjen edhe këtë vit më kamerën duale që ofron HTC në pajisjen e saj One duke sjellë edhe veçori të tilla si aftësinë për të ri fokusuar imazhet pasi janë kapur. Smartfoni gjithashtu ka edhe një kamerë frontale 5 Megapixel e cila ofron imazhe të cilësisë së lartë dhe video 1080p. (PCWorld Albanian)


 

Arbana më e dashuruar se kurrë

Arbana më e dashuruar se kurrëModeratorja Arbana Osmani është treguar gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Për herë të parë ajo e ka prezantuar të dashurin e saj në shtator të vitit të kaluar duke publikuar një foto të realizuar në Prishtinë gjatë festivalit ndërkombëtar të filmit, ‘Pri Film Fest’.


“Po ndihem si Cinderella me dashurinë e jetës sime”, -është shprehur ajo në atë periudhë. Por duket se Osmani ka dashur ta ndajë sërish lumturinë e dashurisë së saj edhe në Instagram ku ajo ka publikuar një tjetër foto mjaft romantike së bashku me të dashurin e saj.


“Më puth përpara se të fiken dritat, me dashurinë e jetës sime”, -ka shkruar në gjuhën angleze Arbana. Megjithatë vlen për të theksuar se identitetin e tij prezantuesja e reality show Big Brother ende nuk e ka bërë të ditur. /TH&TH/

Veteranet e UÇK-së paralajmërojnë protesta

Veteranet e UÇK-së paralajmërojnë protestaOrganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, javën tjetër do të protestojë para Kuvendit të Kosovës, nëse Kryesia e Kuvendit nuk e vendos në rend të ditës Projektligjin për veteranët. ” Ne kemi pritur që projektligji do të hyjë në rend të ditës gjatë ditë së sotshme”, tha Faton Klinaku, sekretari i Organizatës së Veteranëve.


“Projektligji për Veteranët e Luftës së UÇK-së, nuk u fut sot në Kuvend sepse nuk kanë interes, ndërsa projektligji për zgjedhje u fut sot me të njëjtën procedurë sepse ju duhet për vete. Me siguri që javën tjetër do të na keni para Kuvendit”, ka thënë Klinaku, transmeton RTKlive.


Sipas tij, është dashur të kryhet sot për shkak se dëgjimet publike dhe të gjitha procedurat tjera janë kryer me kohë.


Ndërsa përmes një komunikate për medie, kjo organizatë falënderon deputetët të cilët kishin sot vullnetin që të miratojnë Projektligjin për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fton ata që ishin kundër që të reflektojnë për të mirën e atyre që sakrifikuan më së shumti për lirinë e Kosovës.


“Ne i rikujtojmë ata që fal sakrificës së veteranëve të luftës së UÇK-së, ata e gëzojnë lirinë dhe beneficionet që kanë”, thuhet në komunikatë.


OVL e UÇK-së kërkon nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës, që ta vendos si pikë të parë në rend të ditës për seancën e radhës, leximin e dytë të Projektligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Në rast se kërkesa jonë nuk miratohet nga Kryesia e Kuvendit të hënën me 31 mars 2014 dhe nëse ligji nuk futet në rend të ditës, që nga ora 13:00 të njëjtën ditë, veteranët e luftës do të fillojnë protestat, thuhet në komunikatën OVL e UÇK-së.