Pagine

Sot përballet Besa – Prishtina

Sot përballet Besa – PrishtinaDuke filluar nga ora 14:00, sot në stadiumin “Shahin Haxhiislami” të Pejës zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 21-të të Superligën e Kosovës, në të cilën takohen Besa e Prishtina.


Është kjo ndeshje tejet e rëndësishme veçmas për Prishtinës, e cila vetëm me fitore mund të mbetet ende në luftë për titullin kampion.


Epërsia e Llamkos Kosovës është tejet e madhe, sidomos pas fitores së djeshme të vushtrriasve kundër Dritës. Llamkos Kosova ka 46 pikë, kurse Prishtinë ka 33 pikë, kështu që futbollistëve të Prishtinës nuk u mbetet tjetër vetëm se të luajnë për fitore.


Sa i përket pejaneve, ata ndihen më komod pasi synimi i tyre është të mbeten aty ku janë e për momentin Besa gjendet në vendi i pestë me 29 pikë. Si Besa poashtu edhe Prishtina në javën e kaluar pësuan humbje. Pejanët u mposhtën nga Ferronikeli me rezultat 3:1, ndërkohë që Prishtina nga Drenica 1:2.

Ulli Hoennes, zbardhen fakte të reja

 Ulli Hoennes, zbardhen fakte të rejaMediat gjermane kanë raportuar të tjera detaje rreth skandalit për të cilin ish-presidenti i Bajern Munichut, Ulli Hoennes, është dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim.


Sipas “Die Zeit”, Hënes nuk i ka kryer transfertat e tij vetëm në bankën “Vontobel”, por dhe në një bankë tjetër, “Julius Baer”, të cilët më së shumti e përdorte për transfertat pas mesnate.


Kjo ishte e përzgjedhur nga Hoennes për faktin se “Vontobel” ishte një bankë e vogël dhe nuk mund t’i shërbente edhe gjatë natës klientëve të vet.

Cisco planifikon 1 miliard $ investim në infrastrukturën botërore të cloud-it

Cisco planifikon 1 miliard $   investim në infrastrukturën botërore të cloud-itCisco Systems po planifikon të investojë mbi një miliard dollarë për zgjerimin e biznesit të vet cloud brenda dy viteve në vijim.


Në këto plane përfshihet edhe një “rrjet cloud-i” i bazuar në OpenStack, i cili do të zhvillohet në bashkëpunim me partnerët. Gjithë industria e IT-së po kalon në një botë ku gjithmonë e më shumë aplikacione po funksionojnë në mjedise me qera (të hostuara), kështu që edhe Cisco nuk dëshiron të mbetet prapa. Një ndër projektet kryesore të këtij investimi do të jetë e ashtuquajtura “Intercloud”, që do të mbahet përgjatë një rrjeti botëror të Cisco-s dhe partnerëve të vet të qendrave të të dhënave.


“Intercloud” do të bazohet në platformën mjaft popullore OpenStack si dhe do të suportojë çdo ngarkesë pune dhe ndërveprim me çdo cloud, qoftë ai publik apo privat. Fakti që Cisco nuk e merr e vetme këtë iniciativë premton siguri më të lartë përsa i përket shqetësimeve të përgjimeve lidhur me qeverinë.


Sipas Cisco-s, “Intercloud-i” do të jetë i përshtatshëm për aplikacionet machine-to-machine si dhe të ashtuquajturën “Internet of Everything”. Ofrimi i këtij shërbimi përbën një sfidë gjigante për kompaninë, për vetë faktin se rivalë të tjerë si Amazon, Microsoft apo Google ofrojnë shërbimet e tyre publike cloud. Nga ana tjetër, ka edhe rivalë lokalë si Vmware.


Një prej partnerëve të Cisco-s në këtë projekt do të jetë operatori telefonik australian Telstra. Në projekt do të përdoren shërbimet dhe infrastruktura cloud e Telstras. (CIO Albanian)