Pagine

Barak Obama i bënë thirrje Putinin t’i tërheqë trupat

 Barak Obama i bënë thirrje Putinin t’i tërheqë trupatPresidenti amerikan Barak Obama i bëri sërish thirrje presidentit rus Putin që të reduktojë numrin e trupave në kufi me Ukrainën dhe të fillojë negociatat me Kievin.


Obama tha në intervistën e tij për CBS se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të interesuara ta dëmtojnë Rusinë apo të përfitojnë nga Ukraina, por se e mbështesin popullin ukrainas që vet të vendos për fatin e tij.


Presidenti amerikan Barak Obama i bëri thirrje Rusisë që të ndërpresë së “frikësuari” Ukrainën dhe të zvogëlojë numrin e trupave në kufijtë e saj. Ai kërkoi gjithashtu nga Rusia që të “ulë tensionet” dhe të fillojë negociatat me Kievin.
Rusia besohet të ketë grumbulluar dhjetëra mijëra trupa pranë kufirit lindor me Ukrainën.


Presidenti Obama tha për CBS se Rusia me anë të veprimet të fundit mund të ketë pasur për qëllim ta frikësojë Ukrainën, ose mund të ketë edhe plane tjera.


Në intervistën e tij të sotme të zhvilluar vetëm pak kohë para se të largohej nga Italia, presidenti Obama tha se presidenti Putin po shpreh në një farë mënyre një keqardhje të thellë për atë që e konsideron si humbje të Bashkimit Sovjetik. Gjithsesi ai e paralajmëroi presidentin rus se nuk mund t’u rikthehet praktikave të tilla që ishin aq të përhapura gjatë Luftës së Ftohtë.


“Mendoj se ekziston një sens i fuqishëm i nacionalizmit rus dhe se Perëndimi në njëfarë mënyre ka përfituar nga Rusia në të kaluarën”, tha Obama duke shtuar se ai mund të jetë duke e keqkuptuar tërësisht Perëndimin dhe politikat e jashtme të SHBA-ve”.


Obama tha se SHBA-ja nuk ka asnjë interes të dëmtojë Rusinë apo të përfitojë nga Ukraina, përveç që të mbështesë popullin ukrainas që vet të ndërmarrë vendime në lidhje me fatin e vet.
Në anën tjetër ministri rus i mbrojtjes i ka rapportuar presidentit Putin në Kremlin se të gjithë shërbyesit ukrainas besnik ndaj Kievit janë larguar nga Krimea dhe se flamuri rus po valvitet mbi të gjitha bazat ushtarake në gadishullin e Detit të Zi.


Në zhvillime tjera presidenti i përmbysur ukrainas Viktor Janukoviç ka bërë thirrje për mbajtje të një referendumi kombëtar në Ukrainë me qëllim përcaktimin e statusit të “çdo rajoni brenda Ukrainës”.
Ai është larguar nga Rusia muajin e kaluar pas demonstratave masive kundër tij dhe përleshjeve midis protestuesve dhe policisë ku u vranë mëse 100 persona. Kremlini e cilëson të paligjshme ngjitjen në pushtet të qeverisë së re në Kiev.

5 këshilla si të bëni ushtrime fizike në shtëpi

5 këshilla si të bëni ushtrime fizike në shtëpiPjesa e jetës për të cilën të gjithë preokupohemi është pamja jonë.Për të pasur pamje të mire është e rëndësishme që të bëjmë ushtrime fizike.


Disa zgjedhin palestrën si vendin ideal për t’u kujdesur për pamjen e disa të tjerë parapëlqejnë ushtrimet fizike në shtëpi.


Për të pasur ushtrime fizike efikase ju mund t’i aplikoni këto këshilla ..


1Caktoni vendin se ku do t’i bëni ushtrimet fizike
Të keni vendin e posaçëm ku i bëni ushtrime fizike ju bën të mendoni se e keni në kontroll aktivitetin tuaj fizik. Nëse gjërat që i përdorni janë në vendin e duhur është më e lehtë që të bëni ushtrime sepse e dini se ku janë paisjet tuaja, duke mos hargjuar kohë për t’i kërkuar.


2. Mundohuni t’i mbani mend ushtrimet fizike
Ushtrimet të cilat ju pëlqejnë më shumë mundohuni t’i mbani mend sepse kështu do ta fitoni shprehinë e të bërit aktivitet fizik vazhdimisht dhe do të filloni ta shihni si obligim dhe nuk do ta lini anash asnjëherë.


3. Mblidhini DVD me ushtrime fizike
DVD-të janë më të lira se sa të paguani para për të shkuar në palestër por gjithashtu ky investim bëhet i juaji përgjithmonë.


4. Shikoni ushtrimet fizike online
Tani interneti është burimi kryesor i informacioneve. Ju thjesht mund të klikoni në të dhe të kërkoni ushtrime të ndryshme fizike të cilat mund t’i bëni në shtëpi.


5. Shkarkoni disa aplikacione të ushtrimeve
Aplikacionet e ndryshme janë një mënyrë shumë e mire për të bërë ushtrime fizike. Ka shumë aplikacione online të cilat mund t’i merrni dhe t’i perdorni për të bërë ushtrime.Këto aplikacione përdoren zakonisht nga njerëzit të cilët nuk kanë shumë kohë që të shkojnë në palestër.

Dënohet me 30 vjet burg, hodhi burrin nga shkëmbi

Dënohet me 30 vjet burg, hodhi burrin nga shkëmbiMë pak se 9 muaj pasi ajo hodhi burrin e saj nga një shkëmb, pak ditë pas martesës së tyre, Gjykata Federale në Montana dënoi Jordani Linn Graham me 30 vjet burg.


Graham, 22 vjeçe u shpall fajtore për vrasje të shkallës së dytë, duke e pranuar se ka shtyrë burrin e saj nga një shkëmb në parkun Glacier.


‘Pas dhënies së disa deklaratave të rreme, Graham në fund ka pranuar se ka shtyrë burrin e saj , Cody nga prapa, me dy duar’, thanë prokurorët në një deklaratë të enjten.


Graham në fillim kërkoi pafajësinë e saj, duke argumentuar se prokurorët kanë negociuar me gjyqtarin drejt një dënimi më të ashpër, pavarësisht se i ishte hequr akuza ‘për vrasje të shkallës së parë’. Prokurorët e mohuan këtë pretendim të 22-vjeçares dhe argumentuan se Graham po përpiqej të vononte dënimin.


Gjyqtari Donald Molloy mohoi kërkesën e të pandehurës dhe pranoi fajësinë e saj, duke dhënë dënimin me 365 muaj burg.
Vendimi erdhi pas kërkesës së familjarëve të viktimës, të cilët kërkuan burgim të përjetshëm për 22-vjeçaren.


‘Ishte një veprim i pamenduar’, i kishte thënë Graham gjyqtarit në muajin dhjetor. ‘ Unë vetëm e shtyva atë, nuk e dija se ku ndodheshim’.