Pagine

Elvana Gjata mahnitet nga bukuria e Selimllarit

 Elvana Gjata mahnitet nga bukuria e SelimllaritËshtë Missi i par shqiptar. Ndërsa edhe sot e këtë ditë Valbona Selimllari rrezaton bukuri. E ajo që është mahnitur së fundmi nga fytyra engjëllore e ish Missit shqiptar është këngëtarja Elvana Gjata…


Njëra ndër këngëtaret më të njohura të skenës sonë Elvana Gjata, mesditën e së enjtes ka mbushur faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ me foto të ndryshme ku shihet bashkë me Missin e parë shqiptar Valbona Selimllari. E përveç këtyre fotove, Elvana nuk ka fshehur se është e mahnitur nga bukuria e Valbonës të cilën këngëtarja e quan Ikonë.


“Nisa të bëja foton dhe u hutova sërish nga bukuria saj. Ikonë”, ishte njëri ndër shumë mbishkrimet që ka lënë Gjata nëpër fotot e postuara. E mendimit të saj i janë bashkëngjitur edhe qindra fansa të cilët nënvizuan se Valbona është padyshim missi më i bukur që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.

LDK-ja pro Tribunalit për UÇK-në

LDK-ja pro Tribunalit për UÇK-nëLidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është deklaruar sot pro themelimin të tribunalit për krimet e supozuar të UÇK-së.


Anëtari i kryesisë së këtij subjekti politik, njëherësh kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se LDK-ja përkrah që ky tribunal të jetë në Kosovë, duke i ftuar edhe partitë e tjera që reflektojnë në këtë drejtim.


“Ne e kemi thënë haptas se mbështesim tribunalin dhe kemi kërkuar që të jetë i vendosur në Kosovë. Besoj se edhe aktorët e tjerë politik do të jen të përgjegjshëm karshi detyrimeve që i kanë ndaj vendit dhe të mos i shikojnë interesat e tyre private, por të mundësojnë që Kosovës t’i jepet perspektiv evropiane”, ka thënë Muhaxheri, shkruan epoka e re. Madje, ai ka bërë me dije se vendimi për ketë çështje do të merret para mbajtjes se zgjedhjeve.


“Ne jemi gatshëm që çdo moment të hyjmë në zgjedhje, mirëpo duhet ditur se pa u kaluar disa ligje nuk mund të shkojmë në zgjedhje.


Besoj se në javët e ardhshme do të përcaktohet qartë se kur do të jetë dita e zgjedhjeve”, është shprehur Muhaxheri. I pyetur se për cilat ligje bëhet fjalë që të kalojnë, ai është përgjigjur: “Ligji për tribunalin, ligji për EULEX-in dhe ligji për zgjedhje”, ka deklaruar Muhaxheri.

BlackBerry humb 423 milionë dollarë për tre muaj

BlackBerry humb 423 milionë dollarë për tre muajBlackBerry ka raportuar një rënie të madhe në të ardhurat e kompanisë, dhe një humbje të gjërë nga shitja e telefonave të saj të mençur, kërkesa për të cilët vazhdon të rrëshqas.


Prodhuesi i njohur kanadez i telefonave të mençur ka raportuar se ka humbur 423 milionë dollarë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, ndërsa të ardhurat për periudhën tremujore kanë rënë në 976 milionë dollarë – një rënie prej 64 për qind, nga 2.68 miliardë dollarë sa kishte një vit më parë.


Është hera e parë që nga fundi i 2007-ës që të ardhurat tremujore të kompanisë BlackBerry kanë rënë nën 1 miliard dollarë.


Të ardhuar e BlackBerry për tërë vitin 2013 kanë shënuar një shifër prej 6.8 miliardë dollarëve, apo 38 për qind më pak se viti paraprak, kur kompania kishte regjistruar 11.1 miliardë dollarë.


Kompania ka shitur 3.4 milionë njësi të telefonave të mençur në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, dhe nga këto njësi 2.3 milionë ishin pajisje të bazuara në BlackBerry 7, dhe jo në mesin e modeleve të reja Z10, Z30 apo pajisje të bazuara në versionin e platformës Q10. / telegtrafi /