Pagine

Tovërlani jep dorëheqje

Tovërlani jep dorëheqjeRezultatet e dobëta në dy ndeshjet e fundit, e kanë shtyrë kryetrajnerin e Prishtinës, Afrim Tovërlani që të japë dorëheqje nga posti i tij. Ai është i bindur që kampioni në fuqi duhet të bëjë ndryshime, e kjo sipas tij, duhet nisur nga ai.


“Pas rezultateve të dobëta në dy ndeshjet e fundit e kam parë të arsyeshme se klubi duhet të bëjë ndryshime dhe atë duke nisur nga unë”, ka thënë Tovërlani, në një konferencë për shtyp.Lajmi është bërë i ditur edhe në uebfaqen zyrtare të klubit futbollistik Prishtina.


Aty nuk është bërë e ditur nëse është caktuar trajneri i ri dhe për këtë do të vendoset më vonë ka thënë anëtari i bordit për faqen zyrtare të klubit, Afrim Muçiqi.


Tovërlani kishte dhënë dorëheqje edhe më parë nga posti i kryetrajnerit të Prishtinës.

Tata Martino: Dështim nëse eliminohem nga Liga e Kampionëve

Tata Martino: Dështim nëse eliminohem nga Liga e KampionëveMartino thotë se do të ishte dështim për Barcelonën nëse ata eliminohen nga Liga e Kampiionëve nga Atletico Madrid.


Blaugranët dështuan të nxjerrin fitore ndaj Atleticos për të katërtën herë këtë sezon, duke barazuar 1-1 në takimin e parë çerekfinale të garës evropiane, me Neymar që barazoi rezultatin, pas golit të parë të shënuar nga Diego.


Megjithatë Martino është ndarë më se i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra e tij, dhe është optimist para ndeshjes së kthimit që zhvillohet të mërkurën e ardhshme në Vicente Calderon.


“Të mos arrijmë në gjysmëfinale do të ishte dështim për mua. Ne merituam më shumë nga ndeshja e parë, por unë jam plot vetëbesim duke parë mënyrën se si ne luajtëm. Ne treguam intensitet për 90 minuta”.


“Nuk ka mërzi, vetëm kënaqësi. Shansi i vetëm i Atleticos përveç atij goli, erdhi nga shpërndarja e keqe e topit nga Jose Pinto herët në ndeshje”.


“Por, goli i Diegos madje më bën të dua të qaj, ishte një gol aq i mahnitshëm”, ka thënë Martino.

Britania e Madhe dorëzon komandën në Afganistan

Britania e Madhe dorëzon komandën në AfganistanKomanda e operacioneve ushtarake të Britanisë në provincën Helmand të Afganistanit i është dorëzuar zyrtarisht një gjenerali amerikan.


Ky është hapi i fundit në tërheqjen trupave luftarake britanike nga Afganistani, e cila do të kompletohet në fund të këtij viti.


Forcat e mbetura do të jenë pjesë e Komandës Rajonale, të udhëhequr nga SHBA-ja.


Një total prej 447 ushtarësh britanikë janë vrarë në Afganistan, që nga fillimi i operacioneve në tetor të vitit 2001.