Pagine

Greva e pilotëve: Veprim i papërgjegjshëm

Greva e pilotëve: Veprim i papërgjegjshëmTre ditë rresht nga pista nuk do të ngritet asnjë avion i Lufthansës. Dëmi financiar afatshkurtër është i madh. Ndërsa në aspektin afatgjatë në rrezik është madje edhe e ardhmja e linjës ajrore, mendon Henrik Böhme.


Fluturimet për dhe nga Gjermania si dhe fluturimet brenda vendit do të jenë një sfidë e vërtetë në ditët e ardhshme. Sidomos për ata që kanë rezervuar një biletë tek kompania gjermane Lufthansa.


Linja ajrore më e madhe në vend duhet të qëndrojë në tokë, sepse ndaj saj është duke u bërë presion. Presion nga pjesa e punonjësve të cilët edhe pse përbëjnë vetëm dhjetë për qind të fuqisë punëtore i kushtojnë kompanisë rreth 40 për qind të totalit të shpenzimeve për kontributet pensionale. Nga të punësuarit nga të cilët me të vërtetë varet jeta e shumë njerëzve por që paguhen relativisht shtrenjtë për këtë, me pagat vjetore deri në 250.000 euro.


Nga punonjës të cilët shkojnë mesatarisht me 59 vjet në pension dhe deri në arritjen e moshës normale për pension nuk kanë frikë se do të vdesin urie.
Fjala është për repartin krenar të pilotëve. Natyrisht që edhe ata kanë të drejtë për të luftuar për të drejtat e tyre të punës. Sigurisht që ata duhet të paguhen në mënyrë të drejtë. Por në qoftë se ata tani i shkaktojnë një dëm të tillë linjës së tyre ajrore – ekspertët flasin për 30-40 milionë euro për çdo ditë të grevës – atëherë kjo të bën për tu menduar më gjatë.


Kjo për faktin se Lufthansa ndodhet tani në një konkurrencë të ashpër me linjat ajrore të financuara nga shteti në Gjirin Persik. Edhe Lufthansa na ishte një herë një kompani shtetërore, por ato ditë ka shumë kohë që kanë kaluar. 15 për qind e aksioneve iu takojnë ndërkohë investitorëve financiar anglo-sakson. Ata duan të shohin fitimet e tyre. Dhe kjo duhet të realizohet nga menaxhmenti. Por njëmbëdhjetë miliardë euro që duhet të paguhen në arkën e pensionit janë një ngarkesë e madhe me të cilën nuk ballafaqohen sfiduesit e Lufthanës si ‘Emirates’ apo ‘Etihad’.


Por janë pikërisht kontributet pensionale ato të cilat i’a bëjnë jetën e vështirë Lufthansa-s. Etihad për shembull është duke ripërtrirë aleancën me partnerin e saj Air Berlin dhe përgatitet kështu për një sulm masiv ndaj Lufthansës. Prandaj menaxhmenti i Lufthansës nuk mund të qëndrojë duarkryq. Shpenzimet duhet të mbeten konkuruese, të paktën në fillim, në qoftë se ajo dëshiron të mbetet në lojë edhe në të ardhmen.


Duke pasur parasysh këtë presion të madh financiar shtrohet pyetja se çfarë atëherë është gabim në sugjerimin e Lufthansës për të bërë në mënyrë graduale më fleksible pëkujdesjen pensionale? Tek pilotët aktual mbetet çdo gjë ashtu siç është, tek pilotët e rinj bëhen shkurtime të caktuara, ata që fillojnë tani këtë profesion duhet në të ardhmen të përkujdesen vet për pensionet e tyre. Ashtu siç bëjnë aktualisht shumica e gjermanëve.


Arsyeja për këtë grevë të paparë deri tani nga pilotët e Lufthansës është mosmarrëveshja për pensionet kalimtare. Kjo gjë pothuajse ishte harruar pasi që në tavolinën e bisedimeve ndodhet edhe një kërkesë për rritjen e pagave. Sindikata e pilotëve kërkon një rritje prej 10 për qind. A ka dikush më ndonjë pyetje?/dw/

Tovërlani jep dorëheqje

Tovërlani jep dorëheqjeRezultatet e dobëta në dy ndeshjet e fundit, e kanë shtyrë kryetrajnerin e Prishtinës, Afrim Tovërlani që të japë dorëheqje nga posti i tij. Ai është i bindur që kampioni në fuqi duhet të bëjë ndryshime, e kjo sipas tij, duhet nisur nga ai.


“Pas rezultateve të dobëta në dy ndeshjet e fundit e kam parë të arsyeshme se klubi duhet të bëjë ndryshime dhe atë duke nisur nga unë”, ka thënë Tovërlani, në një konferencë për shtyp.Lajmi është bërë i ditur edhe në uebfaqen zyrtare të klubit futbollistik Prishtina.


Aty nuk është bërë e ditur nëse është caktuar trajneri i ri dhe për këtë do të vendoset më vonë ka thënë anëtari i bordit për faqen zyrtare të klubit, Afrim Muçiqi.


Tovërlani kishte dhënë dorëheqje edhe më parë nga posti i kryetrajnerit të Prishtinës.

Tata Martino: Dështim nëse eliminohem nga Liga e Kampionëve

Tata Martino: Dështim nëse eliminohem nga Liga e KampionëveMartino thotë se do të ishte dështim për Barcelonën nëse ata eliminohen nga Liga e Kampiionëve nga Atletico Madrid.


Blaugranët dështuan të nxjerrin fitore ndaj Atleticos për të katërtën herë këtë sezon, duke barazuar 1-1 në takimin e parë çerekfinale të garës evropiane, me Neymar që barazoi rezultatin, pas golit të parë të shënuar nga Diego.


Megjithatë Martino është ndarë më se i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra e tij, dhe është optimist para ndeshjes së kthimit që zhvillohet të mërkurën e ardhshme në Vicente Calderon.


“Të mos arrijmë në gjysmëfinale do të ishte dështim për mua. Ne merituam më shumë nga ndeshja e parë, por unë jam plot vetëbesim duke parë mënyrën se si ne luajtëm. Ne treguam intensitet për 90 minuta”.


“Nuk ka mërzi, vetëm kënaqësi. Shansi i vetëm i Atleticos përveç atij goli, erdhi nga shpërndarja e keqe e topit nga Jose Pinto herët në ndeshje”.


“Por, goli i Diegos madje më bën të dua të qaj, ishte një gol aq i mahnitshëm”, ka thënë Martino.