Pagine

FIFA heton Realin dhe Atletikon

FIFA heton Realin dhe Atletikon Futbolli spanjoll është në qendër të vëmendjes së FIFA-s. Ndërkohë që ditën e mërkurë u bë publik dënimi ndaj Barcelonës, gazeta ‘AS’ zbulon se edhe Real Madrid e Atletico Madrid po hetohen për parregullsi me transferimet e futbollistëve minorenë.


Në rastin e klubeve madrilene hetimi ka nisur nga një iniciativë e FIFA-s dhe jo nga denoncimet, ashtu siç nisi në rastin e katalanasve, të cilët kanë apeluar dhe presin vendimin e Komisionit të Apelit të FIFA-s që përbëhet nga 14 anëtarë, vetëm 2 prej të cilëve europianë (njëri austriak dhe tjetri nga Ishujt Faroe).


Nëse edhe Komisioni i Apelit nuk rrëzon dënimin, Barcelona do i drejtohet një instance të tretë: Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.


Barcelona nuk do të lejohet të blejë asnjë lojtar në merkaton e verës dhe atë të janarit pasi ka shkelur nenin 19 të rregullores së FIFA-s mbi blerjen e lojtarëve të huaj nën 18 vjeç.

Atifete Jahjaga: Kosova synon anëtarësimin në BE, NATO e OKB

Atifete Jahjaga: Kosova synon anëtarësimin në BE, NATO e OKBPresidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka takuar në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror për Amerikën Latine presidenten e Kostarikës, Laura Chinchilla, presidentin Rikardo Martinelli të Panamasë dhe presidentin e Guatemalës, Perez Molina.


Jahjaga në bisedë me presidentin e Guatemalës, Perez Molina, theksoi se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, i pranuar ndërkombëtarisht, me synime të qarta për anëtarësim në BE, NATO, OKB.


Ajo tha se vazhdimi i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës është i rëndësishëm dhe njohja nga Guatemala do të ndihmonte jo vetëm Kosovën, por edhe të gjithë rajonin e Ballkanit.


Presidenti i Guatemalës, Pérez Molina ka theksuar se vendi i tij po përcjell me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe se do të shqyrtojë çështjen e njohjes së saj.


Presidentja Jahjaga gjatë ditës ka takuar edhe ministrin e Mjedisit të Perusë, Pulgar-Vidal Otalora, me të cilin bisedoi për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe të investimeve.


Duke e falënderuar ministrin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Peruja, Jahjaga tha se ndihma e Perusë për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, posaçërisht në rajonin e Amerikës Qendrore dhe Jugore është me rëndësi të madhe.


Ministri Pulgar-Vidal Otalora shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për të mbështetur Kosovën në procesin e konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar, në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe njëkohësisht e i bëri ftesë zyrtare Presidentes Jahjaga për ta vizituar vendin e tij. /Telegrafi/

Zemani: Kosova, shtet i mafies dhe i drogës

 Zemani: Kosova, shtet i mafies dhe i drogësPresidenti i Çekisë Milos Zeman ka befasuar opinionin publik sot teksa fliste për Kosovën në Beograd. Zeman ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi, dhe gjatë fjalës së tij përpara mediave ka folur tërë vrer për Kosovën. 


Sipas Zeman-it krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk është asgjë më shumë se sa vetëm një riarmatosje e UÇK-së, e cila, sipas medieve serbe, ka përgjegjësi edhe për disa akte terroriste.


Zeman ka shkuar edhe më tej, kur e ka cilësuar Kosovën si një shtet me influencë të fortë të mafies dhe të drogës.


“Aktualisht po përsëritet edhe një herë UÇK-ja. Ky është një argument që Kosova, e cila nuk është e njohur nga një sërë shtetesh, është një vend i çuditshëm. Kosova është një shtet me një influencë të fortë të mafies dhe drogës”, -është shprehur presidenti i Çekisë.