Pagine

Samsung fillon të ofrojë shërbimin “Smart Home” në Kore dhe SHBA

Samsung fillon të ofrojë shërbimin “Smart Home” në Kore dhe SHBAKompania Samsung prezantoi shërbimin e saj “Smart Home” në konferencën CES në janar këtë vit, dhe po fillon të ofrojnë shërbimin në Kore dhe SHBA.


Më shumë shtete të tjera do të shtohen gjatë këtij viti. “Samsung Smart Home” ndërlidh së bashku televizorët e mençur dhe pajisjet e tjera elektroshtëpiake me një smartfon, kështu që ju mund të kontrolloni disa pajisje përmes një aplikacioni.


Për shembull, një përdorues mund ti thotë “Natën e Mirë” Televizorit, dhe çdo pajisje tjetër e ndërlidhur do të fiket automatikisht. Aplikacioni gjithashtu lejon përdoruesit të kontrollojnë gjendjen e pajisjeve elektroshtëpiake edhe kur nuk gjendeni në shtëpi. Për shembull ju mund të kontrolloni makinën larëse dhe të vendosni cilësimet që kur të ktheheni në shtëpi ti keni gati rrobat e lara.


Përdoruesit mund të regjistrohen në aplikacionin “Samsung Smart Home” me llogarinë e tyre Samsung dhe mund ta shkarkojnë nga Samsung Apps ose Google Play. Një aplikacion i ndarë “Smart Home” do të jetë i disponueshëm “së shpejti” për pajisjet teknologjike trupore, ndërsa një tjetër aplikacion për modelet e televizorëve të mençur do të jetë i disponueshëm në muajin prill. Për të siguruar të dhënat e përdoruesve, Samsung thekson se aplikacioni do të jetë i enkriptuar.


Për më tepër, Presidenti i Samsung-ut dhe njëkohësisht Drejtori i divizionit të pajisjeve Media Center, WonPyo Hong thotë se kompania ka plane të përhapet me shërbimin në fjalë në zona “me potencial të lartë zhvillimi” duke përfshirë në këtë shërbim edhe menaxhimin e energjisë dhe sigurinë e shtëpisë. Po ashtu, kjo kompani ka plane të implementojë këtë teknlogji edhe në produkte të tjera si Smart Bulb, Samsung Gear Fit (Ora e mençur). (PCWorld Albanian)

Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Tanzaninë

Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me TanzaninëNë kuadër të lobimit për njohje nga vendet afrikane që po marrin pjesë në samitin BE–Afrikë, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ka nënshkruar marrëveshjen për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Tanzanisë, me homologun nga ky shtet, Bernard Membe.


Në margjina të këtij samiti në Bruksel, Hoxhaj po ashtu u takua edhe me sekretarin e përgjithshëm të Grupit të Shteteve Afrikane, të Karaibeve dhe të Paqësorit, Alhaji Muhammad Mumuni.


Gjatë takimit që ministri Hoxhaj zhvilloi me homologun nga Tanzania, Membe, dy ministrat, përveç që kanë nënshkruar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, kanë shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, me theks të veçantë në mekanizmat multilateral.


Ministri Hoxhaj tha pas takimit se vendosja e marrëdhënieve diplomatike bëhet në vazhdën e aktiviteteve për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën.


“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike për Republikën e Kosovës, ka qenë një objektiv madhor. Në këtë drejtim ne kemi qenë në gjendje që gjatë këtyre viteve të fundit të nënshkruajmë marrëveshje diplomatike me 67 shtete. Ndërsa, gjatë ditës së sotme në një takim që kisha me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë vendosëm marrëdhëniet diplomatike me këtë vend. Ky vend ka një peshë të madhe në grupin e shteteve të Afrikës së Jugut (SADC-ut) dhe llogaritet ndër vendet më me peshë në Afrikën e Jugut”, theksoi ministri Hoxhaj, thuhet në një njoftim të MPJ-së.


Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Tanzanisë, Bernard Membe, vlerësoi arritjet në Kosovë dhe shprehu përkrahjen e tij për forcimin e pozitës ndërkombëtarë të Kosovës, duke siguruar ministrin Hoxhaj për përkrahjen e Tanzanisë në kontinentin afrikan.


Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministri Enver Hoxhaj, po ashtu zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të Grupit të Shteteve Afrikane, të Karaibeve dhe të Paqësorit (ACP), Alhaji Muhammad Mumuni.


Gjatë takimit, ministri Hoxhaj dhe sekretari i ACP-së, biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, me ç’rast Hoxhaj kërkoi mbështetjen e kësaj organizate të rëndësishme në shtimin e njohjeve për Kosovën.


Sekretari Mumuni e siguroi ministrin Hoxhaj për përkrahjen e tij personale në këtë drejtim dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet ACP-së dhe Kosovës.

FIFA heton Realin dhe Atletikon

FIFA heton Realin dhe Atletikon Futbolli spanjoll është në qendër të vëmendjes së FIFA-s. Ndërkohë që ditën e mërkurë u bë publik dënimi ndaj Barcelonës, gazeta ‘AS’ zbulon se edhe Real Madrid e Atletico Madrid po hetohen për parregullsi me transferimet e futbollistëve minorenë.


Në rastin e klubeve madrilene hetimi ka nisur nga një iniciativë e FIFA-s dhe jo nga denoncimet, ashtu siç nisi në rastin e katalanasve, të cilët kanë apeluar dhe presin vendimin e Komisionit të Apelit të FIFA-s që përbëhet nga 14 anëtarë, vetëm 2 prej të cilëve europianë (njëri austriak dhe tjetri nga Ishujt Faroe).


Nëse edhe Komisioni i Apelit nuk rrëzon dënimin, Barcelona do i drejtohet një instance të tretë: Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.


Barcelona nuk do të lejohet të blejë asnjë lojtar në merkaton e verës dhe atë të janarit pasi ka shkelur nenin 19 të rregullores së FIFA-s mbi blerjen e lojtarëve të huaj nën 18 vjeç.