Pagine

Croissant ose molto

Kjo eshte receta e gatimit per Croissant apo si jemi mesuar ti quajme ne shqiperi molto.
Kroasani apo molto eshte nje recete e famshme franceze edhe pse si origjine  eshte austriake, ajo me pas u modifikua nga francezet, te cilet shtuan gjalpin ne kete recete.
Kjo eshte receta e nje pastiçieri ekspert.PERBERESIT:

  • 600gr gjalpe

  • 1050gr miell

  • 40gr maja birre

  • 250gr uje i vakur

  • 150gr sheqer kallami

  • 6veze

  • 15gr kripe

  • qumesht sa duhet per ta perzier me vezen e te lyhen me brume.



PERGATITJA:




  • Perzjejme 500gr gjalpe me 50gr miell dhe formojme me to nje brume te cilin do e veme te pushoje ne frigorifer.

  • Shkrijme ne uje majane dhe perzjejme me 1kg miell. Zeme brumin duke shtuar me radhe sheqerin,kripen,vezet nje nga nje.Punijme per 30'

  • Me kete brume formojme nje top, te cilin e mbeshtjellim me plasmas guzhine dhe e leme 1 nate ne frigorifer.

  • Ne planin e punes hapim me petes te dy masat e brumit, ate me maja dhe ate me gjalpe se bashku.

  • Shtojme ne mes gjalpin dhe e shtrijme mbi pete si ne figure. Pas çdo palosjeje shikoni skemen dhe ne piken e arritur leme  30' ne frigorifer dhe e hapim peten perseri keshtu deri ne fund.

  • Ndajme peten ne trekendesha te vegjel dhe i japim formen karakteristike te kroasaneve.

  • Leme te vijme perreth 2ore ne temp ambjenti, i lyejme me veze dhe i veme te piqen ne furre ne temperature 180-190° per 20'.






































Per ata qe skane deshire te hapin brumin vete, mund te perdorin brumin sfoliat te gatshem dhe ta mbushin sipas deshires, psh si ne figure.




















Nessun commento:

Posta un commento