Recete gatimi per makarona tagliatelle me kerpudha dhe pannaPERBERESIT:
- 500gr makarona tagliatelle
- 200gr kerpudha te ngrira(tip porcini) ose 50gr te thata
- 1 thelb hudher
- vaj ulliri dhe majdanoz sa duhet
- 1 panna guzhine
PERGATITJA:
1- Vejme ujin ne zjarr per te zjere makarona
2-Skuqim kerpudhat dhe hudhren ne 4 luge vaj ( kujdes! nese kerpudhat jane te thata duhet ti line per 20' ne uje perpara skuqjes me qellim qe te " gjallerohen" ndersa kerpudhat e ngrira duhet te marrin me pare vale ne nje ene tjeter me qellim qe te mos iu mbetet dhe) Koha e zjerrjes ne te 2 rastet do te jete 10' me pak uje
Kur kerpudhat te jene zbutur sa duhet dhe kane pire thuajse gjithe sasine e ujit shtojme panen, rregullojme me kripe, leme te zjeje pak per 30 seconda
3- Zjejme makaronat dhe i bashkojme me salcen e pergatitur. Po qe nevoja, nese salca ju duket jo e bollshme ose e trashe mund ti shtoni 1 garuzhde nga lengu i makaronave kur ato kane arritur ne fund te zjerrjes.Zbukurojme me majdanoz te grire holle dhe nese doni edhe arra te shtypura.
Nessun commento:
Posta un commento