Pagine

Supe krem me karrota

Supa me karrota eshte nje recete gatimi ideale per femijet e vegjel, pasi jo vetem ofron shije, por dhe ushqyeshmeri.
Kjo recete qe po ju servirim eshte e veçante dhe me siguri do te jete e suksesshme ne tryezen tuaj, per shijen e vet delikate.PERBERESIT PER SUPEN:

  • 4qepe

  • 1kg karrota

  • 1limon

  • 200gr gjalpe i fresket

  • 200gr panna per gjelle

  • 1 luge sheqer

  • 1 kub me koncentrat perimesh te tretur ne 1l uje (knor)

  • majdanoz,kripe,piper i zi, arre moskat


PERGATITJA E SUPES:



  1. Qerrojme dhe grijme holle qepet. Presim karrotat me trashesi rreth 3mm. Shtrydhim dhe filtrojme ne nje gote lengun e limonit

  2. Ne nje tenxhere te thelle shkrijme gjalpin dhe veme te kaurdisen qepet me zjarr te ulet. Shtojme karrotat dhe sheqerin, i leme te zverdhen pak dhe me pas shtojme lengun e perimeve, duke i lene akoma te zjejne perreth 30'

  3. Pasi karrotat te kene zier sa duhet, i kalojme ne griresen e perimeve se bashku me ujin e mbetur me qellim qe te perfitojme nje pure, te cilen do ta aromantizojme me piper te zi, moskat dhe majdanoz te grire holle dhe me pas e perzjejme me panen. Shtojme kripe sa duhet, veme ne zjarr te mare vale dhe supa pure eshte gati. Trashesine mund ta rregulloni sipas deshires, duke shtuar uje ose qumesht.

  4. Ju befte mire!


Zsupe me karota


Nessun commento:

Posta un commento