Keku me qershi eshte nje embelsire qe nuk mund te mungoje ne tryezen tuaj ne muajin maj-qershor, kur keto fruta jane te fresketa.
Perberesit per tave me diameter 28cm:
- 500gr qershi
- 200gr embelsire 00
- 120gr sheqer
- 150gr miell bajamesh
- 110gr gjalpe i bute
- 3veze
- 2 luge liker me baze qershie
- 1/2 luge kanelle pluhur
- 1 maja embelsirash (pluhur)
- vanilje
Pergatitja:
- heqim farat e qershive duke u munduar te mos e prishim formen e tyre. Ideale nese keni mjetin e duhur...
- Ne nje tas punojme gjalpin me sheqerin derisa te formohet 1 krem i bute. Punoni nese doni edhe me rrahesen elektrike.
- Shtojme vezet nje nga nje dhe punojme akoma per ca minuta.
- Bashkojme me kete mase kanellen dhe me pas miellin e bajameve e perziejme mire.
- Se fundi shtojme dhe likerin dhe miellin e situr dhe vazhdojme te rrahim.
- Do te formohet nje brume i trashe, por jo i forte.
- Hedhim te gjithe masen ne taven e embelsirave te lyer me gjalpe dhe te sperkatur me miell dhe vendosim me pas qershite si ne figure, duke i shtyre me gisht ne fund te taves.
- E leme te piqet ne 180° per 35-40'
Keku me qershi eshte gati, ju befte mire!
Nessun commento:
Posta un commento