Plum cake me arra eshte nje embelsire e cila mund te pergatitet shpejt ne dite te zakonshme si embelsire per femijet tuaj, por edhe si embelsire per krishtlindjet, duke shtuar fruta te thata perveç arrave.Perberesit per 4 persona
- 250gr miell
- 4veze
- 15gr maja
- 100ml qumesht
- nje molle
- 250gr arra
- 150gr sheqer
- gjalpe
Pergatitja:
- sitim miellin me majane pluhur. Me rahesen elektrike rrahim vezet me sheqerin derisa te perfitojme nje mase shkume te bardhe.
- Bashkojme qumeshtin me temperature ambienti dhe mollen e grire ne rende ne moment, me qellim qe mos oksidohet.
- Trazojme me luge druri duke shtuar paak e nga pak miellin e situr.
- Shtojme ne fund arrat ne copa dhe perziejme mire. Lyejme me gjalpe stampen e plum cake dhe me pas e sperkatim dhe me miell. Hedhim ne te brumin e krijuar duke niveluar mire. Pjekim ne furre me temp 180° te parangrohur dhe e leme per 40' te piqet.
Nessun commento:
Posta un commento