Supa me thjerreza eshte nje supe e pasur me hekur dhe proteina. Eshte nje recete e thjeshte per tu pergatitur dhe nese doni ta shpejtoni kohen e zjerrjes, mjafton ti lini thjerezat ne uje nje nate me pare.
PERBERESIT
PERBERESIT
- 250gr thjerreza
- 1 qepe e madhe
- 1 karote
- 3-4 thelpinj hudher
- 6 luge vaj ulliri
- 1 tablete me koncentrat mishi
- kripe sa duhet
- piper i zi
- 1 gjethe dafine
- 2 luge salce
PERGATITJA:
U japim thjerezave nje vale dhe per ata qe kane probleme me tretjen mund ta derdhin ujin e pare, keshtu qe thjerrezat do te rezultojne me te asimilueshme per organizmin.
Pasi thjerrezat marrin vale, grijme holle qepen,karoten, shtypim hudhrat dhe i hedhim ne tenxhere dhe ato. bashkojme gjithashtu edhe koncentratin e mishit me salcen dhe leme te zjejne te gjitha ne zjarr te ngadalte.
Nese eshte e nevojshme shtojme uje.
Supa duhet te rezultoje e trashe dhe kremoze. Kur e shohim se eshte gati rregullojme nese eshte e nevojshme me kripe, piper te zi dhe gjethe dafine, leme te zjeje akoma per 7' dhe supa eshte gati.
Nese doni mund ta kaloni ne griresen e perimeve per te perfituar nje krem pa cipen e thjerrezave.
Ky i fundit sherbehet me nje luge vaj ulliri te fresket dhe copa buke te thekur.
Ju befte mire!
Deshiroj te mesoj nje sup te thjesht dhe te shishme se vajza spara mi ha flm
RispondiEliminaSupë orizi me vezë dhe me limon
RispondiEliminaPër 4-5 persona duhen:
* lëng mishi 1,5 litra
* oriz 4 lugë gjelle
* gjalpë 10 gr ose l lugë gjelle
* 1 të verdhë veze
* 1/2 kokrre limon
* kripë, piper i zi.