PERBERSIT: për 4 persona
- pjes pule (kofsha ,krah,gjoks)
- 1 karrot
- 1 kungull
- 1 vez
- 1 limon
- majdanoz
- pak gjalp
- krip dhe piper te zi
- 1 qep
- 1 deg selinoje
- 1 patate vogel
PERGATITJA: Në një ene të bollshme zijeni copat e pulës me 1 qep,1 karrot dhe degën e selinos në 1 litër ujë reth 1 orë.Më pas filtroni lëngun e përfituar dhe coptoni mishin e pulës nga kockat.Ruajeni mënjanë. Prisni në kubike shumë të vegjël karrotën e mbetur,kungullin dhe pataten,shtoini në lëngun e pulës dhe vërini përseri në zjarrë për 15 minuta derisa perimet të jen zier.Shtoni pak gjalp dhe mishin e pulës të prerë në copa të vogla.Shtoni pak ujë nëse ka nevojë sepse supa nuk duhet të rezultoj kremoze por jo e trash.Kriposeni dhe regulloni me piper të zi dhe majdanozë të grire imët. Ndërkohë rrihni një vez me lëngun e limoni.Hiqeni supën nga zjarri dhe priteni me vez dhe limon.Përzijeni shpejtë në këte mënyre veza do gatuhet por nuk do mpikset. Shërbejeni të nxehtë.
Ju befte mire !
Nessun commento:
Posta un commento