Pagine

Xhenxhefili – mëlmesë dhe ilaç

Terapia me xhenxhefil (anglisht – ginger) rekomandohet si një nga trajtimet më efikase në muajt e ftohtë, me çka do t’ia ktheni organizmit energjinë, të ngrohni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

Xhenxhefili, bima qepujkë me prejardhje nga Kina, është një nga mëlmesat më të kërkuara në kuzhinat aziatike. Me shije të fortë dhe aromë specifike që nga lashtësia, përveç në gastronomi përdoret edhe për qëllime shëruese, sepse ka veçori të dëshmuara kundër inflamacioneve.

Kompresat nga xhenxhefili relaksojnë muskujt, nxehtësia e kompresës nxit qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet në shpinë, reumatizmin, artritin dhe forcon imunitetin. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet terapia me xhenxhefil si një nga tretmanët më efikas në muajt e ftohtë me çka do t’ia ktheni energjinë organizmit, nxehni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

Ndikimi çudibërës
Xhenxhefilin e quajnë bimë çudibërëse për shkak të shumë efekteve të tij çudibërëse. Tradicionalisht përdoret për të qetësuar inflamacionet dhe irritimet e rrugëve të frymëmarrjes, për shërimin e anginave dhe pezmatimin e hundës, veshit, por ka efekt edhe në organet e tretjes. E konsiderojnë ilaç për tërë sistemin tretës, mbron mukozën dhe parandalon krijimin e të thatit dhe ngërçeve në stomak.

Është i shkëlqyeshëm tek largimi i problemeve të fryrjes së barkut dhe kundër të përzierave. Lehtëson kokëdhembjen, përmirëson qarkullimin, nxit djersitjen e madhe, parandalon koagulimin e gjakut, ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Ka edhe ndikim antioksidativ, me çka ngadalësohet procesi i plakjes.

E pastron organizimin nga toksinat. Shpejton shërimin e indit të dëmtuar pas gjendjeve të ndryshme inflamatore. Për përgatitjet nga xhenxhefili përdoret qeporja e bimës e cila përmban materiet aktive, falë të cilave xhenxhefili edhe ka efekt kundër-inflamator dhe shërues në shëndetin e njerëzve.

Terapia me xhenxhefil kthen energjinë
Terapia me xhenxhefil është e shkëlqyeshme për përgatitjen e organizmit për ditët më të ftohta. Kompresat e ngrohta shtrihen në trup me një masazh të lehtë, me çka arrihet efekti rivitalizues, forcohet qarkullimi, nxitet sistemi i imunitetit dhe trupi liron materiet dhe

toksinat e dëmshme. Xhenxhefili i freskët kthen vitalitetin dhe energjinë. Meqenëse nxehtësia e tij depërton thellë në ind, ndikon dobishëm edhe në organet vitale siç janë veshkat, mushkëritë dhe mëlçia. Kompresat veçanërisht janë të dobishme tek shpina e shtangur, muskujt që dhembin dhe të gjitha sëmundjet kronike.

Mëlmesë aromatike
Tek popujt e Lindjes që nga lashtësia njihet për efektet e veta shëruese, xhenxhefili është delikatesë e vërtetë kur janë në pyetje veçoritë e tij kulinare. Njihet me shijen e vet pikante, orientale dhe pak djegëse. Ajo aromë në veçanti vjen në shprehje gjatë përgatitjes së ushqimeve të kuzhinës aziatike të cilat praktikojnë zierjen në wok, enë me fund të rrumbullakët.

Në treg xhenxhefili mund të gjendet si rrënjë e freskët, ose si shtesë e thatë dhe bluar për gjella. Sa i përket vlerës ushqyese, nga mineralet në sasi më të madhe përmban kaliumin, bakrin, magnezin dhe manganin. Prej vitaminave përmban grupet e vitaminave C dhe B. Pluhuri i tharë i xhenxhefilit ka shije të mprehtë, dhe është përbërës i shumë përzierjeve curry.

Xhenxhefili i freskët mund të përdoret si mëlmesë për shumë gjella nga mishi, pula, peshku, supa dhe komposto. Xhenxhefili mund të përdoret në kombinim edhe me ushqimet e njelmëta dhe të ëmbla.
Nga xhenxhefili i grirë në rende përgatitet çaji i cili e ngrohë tërë trupin, dhe po ashtu shtohet edhe në gjella të ëmbla ose brumin për ëmbëlsira. Në disa vende nga ai e përpunojnë pastën me xhenxhefil, e ashtuquajtur buka e xhenxhefilit, ndërsa anglezët e preferojnë pijen e xhenxhefilit, të ashtuquajturën ginger beer.
Interesante është që gjatë kohës së ndalimit të alkoolit në SHBA janë pirë lloje të ndryshme të pijeve të xhenxhefilit siç janë Gingerale ose Gingerbeer të cilat nuk është dashur të përmbajnë më shumë se 0,5 për qind alkool.

Pija e xhenxhefilit është joalkoolike, ndërsa përmban rrënjën e xhenxhefilit, limon, ujë, sheqer dhe limon të athët. Përdorimin më të gjerë e ka në bërjen e koktejeve. Dallohet ginge beer e cila mund të ketë shtesë të alkoolit, dhe gingerale që është më e ëmbël dhe ka shije më pak intensive të xhenxhefilit.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Nessun commento:

Posta un commento