Pagine

14 përsona të vdekur nga rrëshqitja e dheut në SHBA

14 përsona të vdekur nga rrëshqitja e dheut në SHBABilanci i të vdekurve nga rrëshqitja e madhe e tokës gjatë fundjavës në shtetin veriperëndimor federal amerikan Uashington është rritur në 14 persona, pasi janë gjetur edhe gjashtë trupa, kumtuan autoritetet lokale.


I panjohur është fati i 108 personave, theksoi përmes kumtesës sherifi lokal, Taj Treneri.


Si pasojë e të reshurave të mëdha, një pjesë e kodrës mbi vendin Oso, në veriperëndim të qytetit Sietël, të shtunën, u shemb dhe ra në lumin e afërt, duke shkaktuar rrëshqitje katastrofike të tokës.

Nessun commento:

Posta un commento