Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar ditën e sotme raportin për trafikun e drogës. Sipas këtij raporti Shqipëria mbetet vendburim për prodhimin e marijuanës.
Në raport thuhet se droga e prodhuar në Shqipëri ka për destinacion Europën. Sipas raportit policia ka rritur efektshmërinë në kapjen e drogës dhe vërehet një rritje në kapjen e drogës dhe të arrestimeve në vitin 2013. Në raportin e DASH thuhet se prodhimi marijuanës ka mbetur e lartë për 3 vite radhazi.
“Shqipëria ka probleme me prodhimin e marijuanës. Nuk është shqetësuese për drogat e tjera”. Në raport vlerësohet se vendi ynë ka arritur rezultate në luftën kundër drogës. DASH thekson se SHBA dhe BE po japin ndihmën e tyre në luftën kundër narkotikëve. /bw/
Nessun commento:
Posta un commento