Një grua nga Anglia ka arriur të dëgjojë pas 40 vitesh që nga lindja e saj. Joanne Milne ka lindur me një sëmundje të rrallë të quajtur Sindroma Usher, e cila i kufizonte 100% dëgjimin, por në mesin e të 20-ave, sëmundja i mori edhe shikimin.
Muajin e shkuar, ajo bëri një ndërhyrje për ndryshimin e jetës, me anë të së cilës iu vendosën impiante kokleare.
Pas procedurës, ajo u përball me një pritje një javore për mjekime, para ndezjes së impianteve, për të parë nëse operacioni kishte qenë një sukses.
Mjekja e cila i shqiptoi të njëjtat fjalë për shtatë ditë të javës, thotë se kur Joanne i dëgjoi ato për herë të parë, u emocionua aq shumë sa shpërtheu në lot.
Për më tepër detaje flet vetë videoja.
Nessun commento:
Posta un commento