Ka përfunduar protesta e organizuar nga Grupi Qytetarët Aktivë “Për Prizrenin”, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Kryetarit të kësaj komune, Ramadan Mujës, e cila ka hyrë në javën e dytë. Protesta ka kaluar e qetë dhe pa përleshje me policinë.
Qindra protestues janë duke qëndrojnë para hyrjes kryesore të “Shtëpisë së Bardhë”, që është selia e Kuvendit Komunal të Prizrenit. Përveç nga qytetarët aktivë, protestues kanë ardhur edhe nga partitë opozitare të Prizrenit.
Bëhet e ditur se kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, nuk është parë as të hënën të ketë hyrë në zyrën e tij.Nga Muja, i cili
ka pezulluar pozitën e tij të kryetarit, qytetarët po kërkojnë dorëheqje, pas dënimit me dy vjet me kusht dhe 3 vjet mos ushtrim të detyrës zyrtare nga ana e gjykatës në Prizren.
Sipas protestuesve Muja nuk po jep dorëheqje, pasi një gjë të tillë nuk po e lë ta bëjë kryeministri Hashim Thaçi.
Qytetarët Aktivë “Për Prizrenin” kanë kërkuar gjithashtu që Gjykata në Prizren të merr për bazë padinë që ata i kishin bërë kryetarit të Prizrenit, se po shkel ligjin edhe me vendimin e tij për të pezulluar detyrën e të parit të qytetit.
Po ashtu ata kanë kërkuar edhe nga MAPL-ja që sa më shpejt të gjykojë nëse vendimi i Mujës për vetpezullim ka bazë ligjore.
Të enjten është thirr seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ndërsa protestuesit kanë thënë se do të presin deri atëherë rezultatin e asaj seance.
Nessun commento:
Posta un commento