Britaniku Lewis Hamilton ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Malajzisë, duke zënë pole position-in për garën e nesërme.
Britaniku me “McLaren” ka lënë pas kampionin në fuqi të botës Sebastian Vettel, që është renditur i dyti, dhe Nico Rosberg në të tretin.
Fernando Alonso me “Ferrari” ka zhgënjyer sërish, duke zënë vetëm vendin e katërt në vijën e nisjes, i ndjekur nga Ricciardo.
Nessun commento:
Posta un commento