Të enjten Kuvendi i Kosovës, do ketë si pikë të rendit të ditës Ligjin për Veteranët e Luftë. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, pas mbledhjes së kryesisë.
Të enjten do të ketë vazhdim të seancës, por Ligji për Veteranët do të jetë në pjesën e seancës së rregullt.
Ardian Gjini nga AAK, ka thënë se do të ishte absurde për mosnjohjen e statusit të gjithë atyre që kanë luftuar kundër pushtuesit serb. Ndërsa Ismet Beqiri tha se është fyese dhe injoruese ajo çka po bënë Thaçi, që sipas tij, gjithçka po përdor për fushatë.
Nessun commento:
Posta un commento