Përbërësit e nevojshëm:
- 1 decilitër lëng limoni
- 2 lugë majdanoz
- 1,5 decilitra ujë të destiluar
- 0,5 decilitra alkool 70%
Përgatitja:
Imtësoni gjethet e majdanozit, shtoni ujin e destiluar dhe alkoolin. Përbërjen vendoseni në një kavanoz, mbylleni mirë dhe lëreni të qëndrojë tërë natën.
Ditën tjetër kullojeni lëngun dhe në të shtoni lëngun e limonit, propozon Milingona. Losionin aplikojeni në mbrëmje në lëkurë të pastër, mund ta përdorni edhe në mëngjes.
Losionin duhet ta ruani në frigorifer.
Nessun commento:
Posta un commento