Pagine

Në QKUK vdes edhe një person nga gripi i derrave

Në QKUK vdes edhe person nga gripi i derraveMbrëmë në orën 19:00, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është regjistruar viktima e katërt nga virusi H1N1, i njohur si gripi i derrave.


Viktima M.K (1951) është nga fshati Shlivovë i Gjilanit. Ajo në klinikë ishte transferuar një ditë më herët nga Spitali Rajonal i Gjilanit, në ditën e 8-të të sëmundjes.


“Pacientja vuante edhe nga sëmundjet e zemrës, kurse pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, ekipi kujdestar ishte detyruar ta fuste në respirator, por përkundër kujdesit maksimal të stafit shëndetësor, nuk arriti të mbijetonte”, njofton QKUK.


Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik deri më tani janë konfirmuar 66 raste me H1N1, 4 nga pacientët ende po mjekon në Klinikën Infektive, ndërsa për 3 raste të tjera janë në pritje rezultatet e analizave nga Instituti Kombëtar.

Nessun commento:

Posta un commento