Gjatë ditës së djeshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, i janë dorëzuar familjeve mbetjet mortore të 46 personave të cilët ishin zhdukur gjatë luftës dhe tashmë është kryer identifikimi. Eshtrat e tyre ishin vendosur në arkivole të mbështjella me flamuj kombëtar shqiptar.
Ndërsa sot ceremonia e rivarrimit të 46 personave të zhdukur pas masakrës së Suharekës, do të bëhet rreth orës 10:00. Ndërsa rivarrimi i viktimave të Krushës së Vogël do të bëhet rreth orës 11:00.
Në të dy ceremonitë pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi
Nessun commento:
Posta un commento