Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e dënon ashpër sulmin nga prita, në Zubin Potok, ndaj policëve në detyrë të Policisë së Kosovës, dhe e cilëson këtë akt si një përpjekje për të penguar funksionimin e rendit demokratik dhe të sundimit të ligjit në Kosovë.
Jahjaga thekson se sulmi mbi Policinë e Kosovës, nga persona ende të panjohur, është përpjekje për të pamundësuar zbatimin e ligjit dhe për të mbajtur në tension qytetarët e vendit, njofton kumtesa nga Presidenca.
Presidentja Jahjaga bën thirrje që autorët e sulmit mbi policinë të kapen dhe të sillen përpara drejtësisë.
Nessun commento:
Posta un commento