Kur Elizabeth Joice zbuloi se ishte shtatzënë, ajo dhe bashkëshorti Maks ishin të ekzaltuar. Mjekët i kishin thënë se kjo nuk do të ndodhte kurrë për shkak të kimioterapisë që Elizabeth kishte bërë në vitin 2010 për të mundur kancerin.
“Dukej një mrekulli, tregon bashkëshorti i Elizabeth. – Kjo ishte gjëja më e rëndësishme në jetën e saj”.Por pasi kaloi edhe një muaj nga shtatzënia, kanceri u kthye sërish në trupin e Elizabeth.
ElizabethMjektë arritën të hiqnin një pjesë të tumorit në trupin e saj, por për ta luftuar deri në fund atë ishin të nevojshme rreze, të cilat nëse do të kryheshin, do të rezultonin fatale për fetusin që rritej në trupin e saj.
Duhet të vendoste: ose do të ndërpriste shtatzëninë për t’ju nënshtruar kimioterapisë, ose të vazhdonte shtatzëninë duke hequr dore nga informacioni rreth gjendjes së tumorit që gjendej në trupin e saj.
Dhe Elisazbeth vendosi të sillte në jetë fëmijën e saj, pavarësisht çmimit që do t’i duhej të paguante. Ata kontaktuan një regjisor i cili bëri një dokumentar me të gjitha fazat e shtatzënisë dhe gjithë historinë e jetës së Elizabeth.
Elizabeth1Lily Joice, vajza e saj lindi 6 javë më herët. Pas lindjes së foshnjës, mjekët zbuluan se kanceri kishte pushtuar zemrën, barkun dhe legenin e Elizabeth. Ajo vdiq në spital 1 muaj më vonë, ishte 36 vjeçe.
“Pavarësisht të gjithave, ajo ishte kaq optimiste, e fortë dhe plot me vullnet për të ecur përballë çdo lloj dhimbjeje vetëm që ta sillte në jetë këtë fëmijë”, tregon bashkëshorti Max.
Watch this video on YouTube.
Nessun commento:
Posta un commento