Supa me karrota eshte nje recete gatimi ideale per femijet e vegjel, pasi jo vetem ofron shije, por dhe ushqyeshmeri.
Kjo recete qe po ju servirim eshte e veçante dhe me siguri do te jete e suksesshme ne tryezen tuaj, per shijen e vet delikate.PERBERESIT PER SUPEN:
Kjo recete qe po ju servirim eshte e veçante dhe me siguri do te jete e suksesshme ne tryezen tuaj, per shijen e vet delikate.PERBERESIT PER SUPEN:
- 4qepe
- 1kg karrota
- 1limon
- 200gr gjalpe i fresket
- 200gr panna per gjelle
- 1 luge sheqer
- 1 kub me koncentrat perimesh te tretur ne 1l uje (knor)
- majdanoz,kripe,piper i zi, arre moskat
PERGATITJA E SUPES:
- Qerrojme dhe grijme holle qepet. Presim karrotat me trashesi rreth 3mm. Shtrydhim dhe filtrojme ne nje gote lengun e limonit
- Ne nje tenxhere te thelle shkrijme gjalpin dhe veme te kaurdisen qepet me zjarr te ulet. Shtojme karrotat dhe sheqerin, i leme te zverdhen pak dhe me pas shtojme lengun e perimeve, duke i lene akoma te zjejne perreth 30'
- Pasi karrotat te kene zier sa duhet, i kalojme ne griresen e perimeve se bashku me ujin e mbetur me qellim qe te perfitojme nje pure, te cilen do ta aromantizojme me piper te zi, moskat dhe majdanoz te grire holle dhe me pas e perzjejme me panen. Shtojme kripe sa duhet, veme ne zjarr te mare vale dhe supa pure eshte gati. Trashesine mund ta rregulloni sipas deshires, duke shtuar uje ose qumesht.
- Ju befte mire!