Pagine

Atifete Jahjaga: Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën drejt BE-së

Atifete Jahjaga: Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën drejt BE-sëPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ministren e Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë, Klajda Gjosha.


Me këtë rast presidentja Jahjaga e vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe theksoi nevojën e zgjerimit të këtij bashkëpunimi sidomos në procesin e integrimeve evropiane.


Ajo tha se integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike është prioritet i institucioneve të vendit, duke vënë në pah përparimet që janë shënuar në konsolidimin e shtetësisë, në krijimin e shtetit ligjor dhe gjithëpërfshirës, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet fqinje.


Presidentja Jahjaga tha se Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën në arritjen e standardeve dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përmes shkëmbimit të përvojës në këtë proces.


Ndërkaq, ministrja e Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë, Klajda Gjosha vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit midis dy vendeve, si dhe për të ndihmuar institucionet e Republikës së Kosovës në procesin e reformave dhe në arritjen e standardeve të kërkuara për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Indeksonline/

Alban Meha dhe Bekim Bala super golat shqiptarë në Europë

Alban Meha dhe Bekim Bala super golat shqiptarë në EuropëMesfushori i Kombëtares Shqiptare, Alban Meha vazhdon të shkëlqej. Futbollisti me origjinë nga Kosova ka arritur të shënoj një gol të bukur në fitoren në shtëpi që ekipi i tij Paderborn nda Sent Paulit me rezultatin 3-0.


Meha edhe gjatë pjesës së parë provoi në disa raste të ngacmonte portën e Sent Paulit po u ndal nga portieri mik. Në minutën e 58-të pas një aksioni të vendasve , ai merr një pasim nga një shok i skuadrës dhe me topin në lëvizje lëshon një siluetë në cepin e portës. Distanca ishte 23 metra por dallimi nga golat e tjerë spektakolar që ka shënuar gjatë këtij sezoni ishte se nuk ishte nga goditja e dënimit.


Ky është goli i dhjetë në kampionat për Mehën që është një ndër futbollistët më të mirë gjatë këtij sezoni të Bundesligës 2, ndërkohë që skuadra e tij Paderborni është në vendin e tretë, vetëm dy më pak se Grojther Fyrthi I Mavrajt që renditet në vendin e dytë.


Alban Meha pritet të jetë një pikë shumë e rëndësishme për kombëtaren tonë në eleminatoret e Europianit të vitit 2016-të. De Biazi tashmë duhet të mendoj vetëm për pozicion që duhet ti lërë në fushë pasi për golt spektakolar dhe për asist mendon vet Meha.


Bekim Bala i ka dhënë kualifikimin skuadrës se tij, Jagiellonia në Kupën e Polonisë në futboll. Kjo pasi futbollisti shkodran ka shënuar eurogol nga 30 metra në barazimin 1-1 në transfertën e Lechia Gdansk.


Ndeshja e parë në shtëpi kishte përfunduar me rezultat 2-1 për ekipin e shqiptarit. Kështu skuadra e shqiptarit kalon në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa me këtë gol Bala ngjitet në kuotën e 8 golave.

Schmechel shënoi gol me kokë e shpëtoi Leicesterin

Portieri Kasper Schmeichel ishte protagonist në ndeshjen ndërmjet Leicester City dhe Yeovil Town, që përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.


Mysafirët realizuan gol në minutën e 22-të nëpërmjet Joe Ralls. Kurse, kur pritet përfundimi i ndeshjes portieri danez shkoi në zonën e rreptësisë dhe me kokë arriti që ta barazoj rezultatin në 1:1.


Me këtë fitore, Leicester i prinë renditjes tabelore në në Championship me 82 pikë të tubuara, tre më shumë se Burnley që është i dyti.


Gol të ngjashëm kishte realizuar edhe babai i Kasperit, legjenda Peter Schmeichel. Ky i fundit kishte realizuar gol me kokë për Manchester Unitedin në ndeshjen ndaj Rotor Volgograd, në kuadër të Kupës UEFA në vitin 1995.