Sa herë keni mbetur pa rezultat, përkundër dietës rigoroze? Zonat ku keni dëshiruar të largoni dhjamin, kanë mbetur të njëjta.
Nuk mund të zgjidhet problemi duke kufizuar marrjen e kalorive, por duke përdorur hormonet, mund të ndikoni në pjesët ku yndyra ruhet vazhdimisht. Këto janë këshillat e tij për të hequr dhjamin nga pjesët e caktuara të trupit.
Dhjami në kraharor dhe në zonën e gjoksit
Shkaku: Tiroksina e pamjaftueshme: Shkaktarët për yndyrën e tepërt në zonën e krahëve dhe gjoksit, janë gjëndrat tiroide të pamjaftueshme, një gjendje e njohur si hipotireoza dhe ndodh te çdo e trembëdhjeta grua. Në këtë rast, gjëndrat nuk prodhojnë tiroksinë të mjaftueshme, e cila ndikon në djegien e kalorive.
Çfarë duhet të bëni: Bëni analizat e gjakut dhe në qoftë se keni nivele të ulëta të hormoneve tiroide, mjeku mund të ju përshkruaj pilula tiroide. Prodhimi i hormoneve tiroide mund të stimulohet edhe duke konsumuar ushqime të pasura me jod, i cili është një komponent thelbësor i tiroksinës.
Dhjami në duar
Shkaku: Testosteroni i pamjaftueshëm: Shumica e grave urrejnë dhjamin në duar dhe për këtë gjendje është përgjegjës hormoni mashkullor, testosteroni, i cili gjendet edhe tek gratë. Testosteroni është thelbësor për ndërtimin e masës muskulore.
Çfarë duhet të bëni: Niveli i testosteronit tek gratë natyrisht bie me moshën, por disa ushqime mund të rivendosin ekuilibrin. Duhet të konsumoni më shumë yndyra “të mira” që gjenden në salmon, avokado dhe fara, si dhe të shmangni yndyrat e ngopura, të cilat gjinden në mish të kuq dhe produkte të qumështit me yndyrë të plotë.
Dhjami në kofshë
Shkaku: Shumë estrogjen: Dhjamit në zonën e mollaqeve dhe kofshëve, mund të jetë një shenjë e nivelit të lart të estrogjenit.
Çfarë duhet të bëni: Disa medikamente mund të ndikojnë në rritjen estrogjenit dhe për këtë arsye bisedoni me mjekun tuaj në lidhje me ndryshimin terapisë, në qoftë se keni indikacione të tilla. Konsumoni lakër dhe brokoli, sepse ato përmbajnë mikronutriene që ndihmojnë në rregullimin e enzimave të mëlçisë.
Yndyra në stomak
Shkaku: Shumë kortizol: Dhjami në zonën e barkut mund të jetë një shenjë e prodhimit të tepruar të kortizolit, i cili është një hormon stresi. Ky hormon prodhohet kryesisht kur jeni nën stres dhe kur keni nevojë të reagoni në një situatë të caktuar. Kortizolit rrit nivelin e yndyrës dhe sheqerit në gjak, për t’ju ndihmuar që të përballeni me stresin.
Çfarë duhet të bëni: Gjeni shkakun e stresit tuaj dhe përpiquni për të balancuar reaksionin hormonal. Hani sasi të vogla të ushqimit më shpesh, që të jeni në gjendje për të kontrolluar luhatjet e nivelit të sheqerit në gjak dhe kjo do të kontrollojë edhe lirimin e kortizolit. Nga ana tjetër, mos e teproni me ushtrime.