Ajo sapo ka mbushur 16 vjeç, ndërsa ai të 18 -at, gati për të shkuar në universitet. Megjithë kundërshtimin e familjeve të tyre, Iona Lindley dhe Laurie Kesteven ishin të vendosur të martoheshin, sepse ndoshta nuk kishin mundësi ta bënin më vonë.
Iona vuan nga fibroza kistike (çrregullim i trashëguar multisistemik, që karakterizohet nga një bllokim dhe infeksion i rrugëve të frymëmarrjes) dhe ndoshta nuk i arrin të 30-at.
Ajo iu lut prindërve të merrte bekimin e tyre për tu martuar duke u thënë: “Ne duhemi, unë nuk e di se për sa kohë do të mund të jetojë dhe nuk mendoj se do të kem mundësi të martohem”. Laurie iu desh të bindte familjen se ata nuk janë shumë të rinj për të mos u martuar dhe se me ndihmën e nënës së Ionas, ai do të mund të kujdesej për të dhe gjithashtu të përfundonte shkollën.
Çifti i bëri gati të gjitha detajet dhe shpërndau ftesat për 125 persona. ceremonia u zhvillua në South Parade Baptist Church në Leeds dhe çifti e bënë muajin e mjaltit në ishullin grek të Rodosit. Kjo ishte hera e parë që Iona shkonte jashtë shtetit pa prindërit e saj dhe u morrën të gjitha masat që ajo të kishte maskat e oksigjenit në rast nevoje gjatë fluturimit me avion./shqip/
Nessun commento:
Posta un commento