Pagine

Sofia Loren shfaqet me paruke

 Sofia Loren shfaqet me parukeDeri më tani askush nuk e ka ditur se aktorja e famshme italiane, Sofia Loren, nuk ka flokë të vërteta.


Ajo gjatë një konference për shtyp, në Pragë, duke prekur butësisht flokët e saj ka treguar se ajo mbanë një paruke.


Nëpërmjet gjestit të bërë ajo ka treguar hapur të vërtetën e hidhur në mungesën e flokëve në kokën e saj. Loren është në moshën 79 vjeçare, por bukuria e saj është ende e pakrahasueshme me asnjë tjetër.


Ajo ndodhet aktualisht në Pragë, ku është edhe pjesë e një konkursi lokal, në rolin e gjyqtares.

Ligji për veteranët të enjten shqyrtohet në Kuvend

Ligji për veteranët të enjten shqyrtohet në KuvendTë enjten Kuvendi i Kosovës, do ketë si pikë të rendit të ditës Ligjin për Veteranët e Luftë. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, pas mbledhjes së kryesisë.


Të enjten do të ketë vazhdim të seancës, por Ligji për Veteranët do të jetë në pjesën e seancës së rregullt.
Ardian Gjini nga AAK, ka thënë se do të ishte absurde për mosnjohjen e statusit të gjithë atyre që kanë luftuar kundër pushtuesit serb. Ndërsa Ismet Beqiri tha se është fyese dhe injoruese ajo çka po bënë Thaçi, që sipas tij, gjithçka po përdor për fushatë.

Kryeministri Erdoan shpalli fitoren

Kryeministri Erdoan shpalli fitorenKryeministri Erdoan shpalli fitoren në zgjedhjet lokale.as publikimit të rezultateve të zgjedhjeve vendore Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan mbajti fjalimin tradicional në ballkonin e selisë së partisë në Ankara, para të cilës ishin mbledhur me mijëra anëtarë dhe simpatizantë e qytetarë të thjeshtë.


Fillimisht Kryeministri Erdoan falënderoi të gjithë popullin duke thënë: “Përfaqësoj me ngrohtësi dhe muhabet të gjithë 81 provincat, të 77 milionë shtetasit e Republikës së Turqisë”.


“Përshëndes nga zemra kryeqytetet mike dhe motra të botës”, vijoi lideri i partisë AK, ndërsa falënderoi edhe popujt jashtë shtetit që e kishin mbështetur partinë dhe atë vet.


“Falënderoj të gjithë ata që fitoren e Turqisë e shikojnë si fitoren e tyre, falënderoj vëllezërit tanë që nga Egjipti e deri në Ballkan, nga Evropa e deri në Siri”, e vazhdoi fjalën shefi i qeverisë së Ankarasë, duke mos e harruar me i përmend edhe Kosovën, Maqedoninë, Bosnjën…
Kryeministri Erdoan iu drejtua edhe opozitës, të cilën e kritikoi me një gjuhë të ashpër për fushatat që ka ndjekur


kundër personalitetit dhe partisë së tij, ndërsa në lidhje me deshifrimin ilegal të sekretareve shtetërore nënvizoi se tashmë ka filluar procesi gjyqësor.


Erdoan theksoi se në Turqi ka një vakum të madh për sa i përket partisë opozitare. Duke filluar që nga dita e sotme, ne do të bëjmë plane si ti rrisim votat e partisë AK në nivelin e 60%, cilësoi Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.


Fitorja jonë është fitorja e demokracisë dhe Turqisë së re, vijoi Erdoan dhe përfundoi fjalimin duke falënderuar edhe një herë popullin.


Gjatë këtij drejtimi Erdogan, si kurrë më parë ishte me gjithë familjen e tij. Në prezencë të tij ishte edhe djali i tij Bilal, si dhe vajzat e tij Sumeja dhe Esra. Prej fëmijëve mungonte vetëm djali më i vjetër Burak.