Pica me perime te griles dhe wurstel eshte nje pjate fantazioze dhe e shijshme.
PERBERESIT PER PICEN:
Per mbushjen:
PERBERESIT PER PICEN:
- 300gr miell
- 1 luge sheqer
- kripe sa duhet
- 20gr maja ose 1 zarf maja e thate
- uje i vakur sa duhet
Per mbushjen:
- 4-5 salcice(wurstel) varet nga diametri
- 1 kungulleshke
- 1 spec
- kerpudha
- 100gr djathe mozzarella
- 6-7 luge salce domatesh
- rrigon
- 1luge vaj ulliri
PERGATITJA E PICES:
- Ne nje tas perziejme gjithe perberesit per picen dhe zeme brumin njelloj si per byrek. E punojme mire dhe e leme te vije derisa te 2-fishoje vellimin.
- Nderkohe pasi kemi lare dhe pastruar perimet i presim: specat ne rripa te holle sa nje gisht, ndersa kungulleshkat ne fileto me trashesi rreth 2mm
- I veme te gjitha keto se bashku me kerpudhat e fresketa te piqen ne zgare ose ne pamundesi brenda ne furre.
- nderkohe presim djathin ne copa te vogla.
- Pasi brumi ka ardhur, pa e punuar e hapim me gjeresine e tepsise ku do ta pjekim. Mbi tepsi shtrojme leter furre dhe mbi te shtrijme peten e pices qe hapem
- Shtrojme te paren salcen te cilen e kemi rregulluar me pak kripe, rrigon dhe 1 luge vaj ulliri.
- Shperndajme djathin mozzarella me qellim qe kur te shkrihet te mbuloje gjithe diametrin e petes
- Vendosim ne bordet e pices salçiçet si ne figure dhe i mbyllim si per byrek duke lene salcicet brenda
- Mbulojme tek tuk me fetat e perimeve dhe kerpudhat te cilat i kemi sperkatur me pak vaj ulliri.
- Pjekim ne furre te parangrohur ne temp 200° per 20-25'
Pizza eshte gati, ju befte mire!
Nessun commento:
Posta un commento