Revania me miell misri eshte nje recete gatimi karakteristike e Tiranes. Revania mund te behet gjithashtu edhe me niseshte.PERBERESIT:
- 1 gote sheqer
- 3 luge gjalpe
- 2 kokrra veze
- 2 filxhane kafeje kos
- 1luge kafeje sode
- vanilje
- miell misri sa duhet per tu bere brume i shkrifet.
PERGATITJA:
- Ne nje ene perzihet gjalpi me sheqerin derisa ky i fundit te tretet.
- Shtohen vezet, kosi dhe pasi te jene perzier mire bashkohet mielli i misrit i situr i perzier me sode.
- trazojme gjithe masen derisa te formohet nje brume i shkrifet,hidhet ne tave te lyer me gjalpe e te pudrosur me miell dhe piqet ne furre te paranxehur ne 170°
- Pas pjekjes e presim dhe e pluhurosim me sheqer puder.
Receta eshte gati, ju befte mire!
Kjo recete nuk eshte karakteristike per Tiranen
RispondiElimina