Pagine

Si te gatuajme cervish me mishin e pules

Cervishi me mish pule dhe pete te pjekura eshte recete gatimi tradicionale Kosovare. Ne shume qytete te Shqiperise gatuhet pa pete disa me miell gruri e disa zona me miell misri.



PERBERESIT:




  • 1pule ose 1kg kofshe pule

  • 200 gr pete te holla si per bakllava

  • 1 qepe

  • 15 luge gjelle misri

  • 200gr gjalpe

  • piper i kuq

  • piper i zi

  • kripe, sa duhet




PERGATITJA:




  1. Zjejme mishin e pules me qepen e grire, piperin e kuq dhe te zi dhe kripen.

  2. skuqim miellin e misrit ne gjalpe derisa te marri ngjyre te kuqeremte.

  3. E shuajme me lengun e pules te nxehte duke trazuar vazhdimisht me qellim qe te mos formohen kokrriza.

  4. Ne tave kemi pjekur petet dhe i kemi copetuar. Derdhim mbi to çervishin dhe shtrojme felat e pules.

  5. Veme ne furre te mari faqe te kuqeremte perreth 15-20' ne furre te parangrohur.

  6. Nese deshironi mund te shtoni ne leng hudher te shtypur


Receta eshte gati. Ju befte mire!cervishe



Nessun commento:

Posta un commento