Gulash ungarez eshte nje nga pjatat me te njohura te gastronomise Ungareze, pjate qe perpiqet te imitohet si ne Evrope ashtu edhe pertej oqeanit.
Gulashi ka pak pune per pergatitjen, por ja vlen pasi shija e tij e veçante e dhene nga mishi i viçit qepa, domatja dhe perdorimi i piperit te kuq.
Origjina e kesaj pjate eshte e varfer pasi sherbente dikur si ushqim per barinjte, te cilet nuk zoteronin shume per te ngrene. Vete fjala gulyas do te thote bari.Ne shekullin e XVII gulashi pati suksesin e merituar pasi u be i njohur ne shtresat e pasura te shoqerise.PERBERESIT:

- 1liter leng mishi
- 500gr patate
- 1thelb hudher
- 1 karote
- 400gr qepe
- 50 gr sallo
- 50gr piper i kuq
- 800gr mish viçi ose lope pjesa e shpatulles
- 2 speca jeshile
- 1 domate
PERGATITJA:
- Grijme holle qepen dhe e veme ne tenxhere me sallon dhe pak vaj ulliri nese deshironi, duke bere kujdes qe te mos skuqet por te zverdhet, per 15' Shtojme edhe hudhren e grire.
- nderkohe presim mishin ne kube prej 3cm dhe e bashkojme me qepen duke trazuar per ca minuta duke pasur kujdes gjithmone qe te mos digjet qepa.
- Bashkojme piperin e kuq dhe e leme te zjeje ne zjarr te ngadalte perreth 1 ore e 30'. Nuk duhet te kete nevoje per uje,por nese po shtini nje garuzhde leng mishi.
- Presim specat jeshile ne kubike te vegjel, ndersa patatet i presim te medha sa copat e mishit.Pastrojme dhe domaten nga farat dhe e presim dhe ate ne copa te vogla.
- Bashkojme te gjitha perimet e grira me mishin, perveç patateve.Shtojme lengun e mishit dhe leme te zjeje akoma per 1 ore ne zjarr te ngadalte, me kapak.
- Bashkojme patatet dhe leme te zjeje akoma 30' duke trazuar here pas here.
- Ne fund te zjerrjes duhet te rrezultoje nje gjelle e trashe dhe e lidhur.
Pjata mund te serviret me pilaf ose njoki.
Nessun commento:
Posta un commento