Diabeti mund të kompromentojë memorien e të sëmurëve diabetikë, kjo për shkak të nivelit të stresit. Të paktën kështu pretendohet nga një ekip ekspertësh të “National Institute on Aging” të cilët kanë identifikuar në modelin e kafshëve, mekanizmin që qëndron në bazë të problemit konjektivë të diabetikëve.
Problemi duket të jetë niveli i hormonit të stresit, kortisoli, që prodhohet nga gjendrat mbiveshkore, duke dëmtuar aktivitetin e asaj zone të trurit që kontrollon të kuptuarin dhe memorien afatshkurtër.
“Prodhimi i kortisolit, kontrollohet nga zona hipotalamike-pituatario-mbiveshkore, një sisitem prodhimi hormonal që vë në punë hipotalamin dhe gjendrat mbviveshkore”, shpjegohet në studimin e publikuar në “Nature Neuroscience”. Në personat që vuajnë nga diabeti të patrajtuar dhe mjekuar mirë, kjo zonë bëhet hiperproduktive.
Për të studiuar ndërveprimin mes niveleve të larta të kortizolit, studiuesit kanë testuar aftësitë konjuktive dhe kanë analizuar indet cerebrale të minjve me diabet sheqeri të tipit 1 dhe 2. Nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se të dy grupet e brejtësve, kanë rregjistruar deficite të memories dhe të të kuptuarit, pikërisht atëherë kur niveli i hormoneve të stresit rezultonin të larta. Në momentin kur ktheheshin normale, efekti negativ invertohej dhe aftësitë njohëse aktivizoheshin sërish.
“Këto të dhëna, do të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë ndryshimet fiziologjike të shkaktuara nga prodhimi i tepërt i kortisolit dhe të gjenden trajtime të reja për “të ndihmuar” memorien e të sëmurëve diabetikë”, ka nënvizuar Mark Mattson, përgjegjës i studimit.
Nessun commento:
Posta un commento