Ka lindur tre muaj para kohe dhe peshonte më pak se një kg, por fal ndërhyrjes së mjekëve foshnja ka mundur të festojë ditëlindjen e saj të parë.
Mjekët shprehen se ajo ishte aq e vogël sa që për ta mbajtur të ngrohtë e futën në një qese sandwichi. Foshnja Lucia Sansbury kishte nevojë për trajtim urgjent për të formuar plotësisht zorrët dhe lazerkirurgji për ti shpëtuar shikimin.
Prindërit e saj kishin frikë se ajo nuk do e arrinte kurrë 19 shkurtin, ditëlindjen e saj të parë. Çifti nga Redruth, Cornwall, kishin bërë pesë trajtimeve IVF të dështuara para se Lucia të lindte 13 javë më herët.
Nëna 39-vjeçare e foshnjës shprehet se e dinte që vajza do ishte shumë e vogël por jo aq e vogël. Sipas mjekëve ajo kishte madhësinë e një foshnje 22 javëshe.
Mjekët u shprehën se Lucia ishte e vogël për moshën e saj sepse placenta e nënës së saj nuk funksiononte si duhet. Lucia, që tani peshon 14 kg, kaloi tetë javët e para të jetës së saj në luftë për mbijetesë në spitalin Derriford, Plymouth, para se të transferohej në Spitalin St Michael në Bristol.
Nessun commento:
Posta un commento